займы онлайн

Kë të bëj të parën të fal namazin apo të çel iftarin

230 – Transmetohet nga Enesi radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nëse është shtruar darka, atëherë hani para se të falni namazin e akshamit.” Buhariu dhe Muslimi.

Disa familje e kanë zakon të shtrojnë ushqimin çdo ditë të Ramazanit së bashku me bërjen iftar. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë në këtë rast? Është në rregull të hash. Mirëpo, më mirë është që të bësh iftar me ca hurma dhe kafe, pastaj të falësh namazin e akshamit dhe më pas të kthehesh në shtëpi për ngrënë ushqim. [1]

_______________________________________________________________________________

[1] Duke pasur parasysh se, namazi në xhami për meshkuj është obligim. Gjithashtu, gruaja mund të falet në shtëpi pas bërjes iftar, pastaj të darkojnë (v.p.).

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fat’h Dhil-Xhelal uel-Ikram 2/481

p.m.

You may also like...