Çfarë duhet te bëj ai që është me diabet dhe nuk mund të agjerojë?

Personi i sëmurë me sëmundjen e sheqerit nuk mundi të agjëroj ramazanin. Pas mbarimit të ramazanit ai provoi të zëvendësonte disa ditë por nuk mundi. Cfarë ka për detyrë ky person?

Ky duhet të ushqejë për çdo ditë një të varfër, sepse mosagjërimi nga ana e tij ishte për shkak të sëmundjes nga e cila nuk shpresohet të shërohet.
Sëmundja e sheqerit në të shumtën e rasteve nuk shërohet. Prandaj të ushqejë për çdo ditë (të ramazanit) nga një të varfër.

[Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 19 shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)].

You may also like...