Çduhet bëj ai që e prish agjërimin nga etja?

Pyetje: Unë e kam prishur agjërimin një ditë në Ramadan për shkak të etjes së madhe dhe kisha frikë se mos më shkaktohej ndonjë dëm. A është uaxhib për mua të agjëroj vetëm një ditë apo duhet të zbatoj gjykimin e atij që e prish agjërimin me dashje? Na jepni dobi – Allahu u shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Ke detyrë vetëm të agjërosh një ditë. Po kështu edhe ai që e prish agjërimin me dashje, e ka detyrë që të agjërojë vetëm një ditë. Ndërsa hadithi : “Nuk e shlyen atë as një vit i tërë edhe sikur ta agjëronte.” është hadith i dobët.

Ai që e prish agjërimin me dashje, e ka detyrë që të bëjë teube dhe ta shlyejë atë ditë që ka prishur apo më shumë. E agjëron atë ditë që e ka prishur agjërimin – elhamdulilah – duke bërë teube të sinqertë. Ndërsa kush detyrohet që ta prishë agjërimin, siç është rasti yt kur pate frikë se mos dëmtoheshe dhe e prishe agjërimin, ti e shlyen agjërimin e kësaj dite dhe vazhdon të agjërosh pjesën tjetër të ditës që ka mbetur. Nëse e prish agjërimin, e vazhdon agjërimin (për pjesën tjetër të ditës) dhe e agjëron (me vonë këtë ditë), nëse është në rast domosdoshmërie, duke patur frikë nga ndonjë sëmundje e rëndë apo vdekje.

Pyetësi: Po nëse nuk e vazhdon agjërimin pjesën e ditës që ka mbetur, o shejkh i nderuar? Nëse e prish agjërimin dhe nuk e vazhdon agjërimin për pjesën e ditës që ka mbetur?

Përgjigje: Merr gjynah dhe duhet të bëjë teube tek Allahu.

Shejkh Abdul-Azijz Ibën Baz

You may also like...