A prishet agjërimi nga depërtimi i ujit gjatë abdesit?

Pyetje: “Nëse pa dashje depërton uji në fyt gjatë larjes së gojës dhe hundës në abdes nga agjëruesi, a prishet agjërimi i tij?”
 Përgjigje: “Nëse agjëruesit gjatë larjes së gojës dhe hundës i ka depërtuar uji në brendësinë e tij nuk i prishet agjërimi, sepse ai nuk ka pasur për qëllim një gjë të tillë.
Thotë Allahu i Madhërishëm:
 “…Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim…” (El-ahzab 5)”.

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fikhul-ibadat
p.m.

You may also like...