A e prishin agjërimin ëndrrat që shkaktojnë ejakulim?

Pyetje: ”A është e lejuar të përdorësh sapunin gjatë dushit në Ramazan? A e prishin agjërimin ëndrrat që shkaktojnë ejakulim? A e prishin agjërimin parfumet?”

Përgjigje: ”Para së gjithash është e lejuar për agjëruesin që të lahet gjatë ditës në Ramazan me ujë. Së dyti, agjërimi nuk prishet nga ëndrrat e tilla të cilat i sheh gjatë ditës në Ramazan. Ajo që obligohet për të nëse i ka dalë sperma, është që të bëjë gusël.

Së treti, përdorimi i ndonjë llojë parfumi gjatë ditëve të Ramazanit kur personi është agjërueshëm nuk e prish agjërimin.

Megjithatë, nuk duhet të thith tyme apo parfume në formë pluhuri si misk pluhuri.”

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr (10/271-272)

p.m.

You may also like...