займы онлайн

A e prish larja në det agjërimin?

Pyetje:Cili është gjykimi i notimit (në Ramazan) duke u zhytur (nën ujë)?

Shejkh Mukbil: Me çfarë?

Pyetësi: Duke u zhytur me gjithë kokë në ujë.

Shejkh Mukbil: Duke u zhytur edhe me kokë?

Pyetësi: Po.

Shejkh Mukbil: Ajo që merret në konsideratë është që mos t’i kalojë ndonjë gjë në fytin e tij, porse në esencë, njëri det dallon prej tjetrit, në qoftë së uji është i kripur, atëherë ka mundësi që të depërtoj në fyt. Dhe nuk mund të depërtoj në fyt nëse uji nuk është i kripur. Por nëse është i kripur, neve kemi notuar dhe uji futet pak nga pak në gojë, dhe më pas uji depërton në fyt dhe personi e ndjen, kryesorja uji depërton në fyt. Neve këshillojmë që të largoheni prej saj. Dhe po ashtu, nëse uji nuk është i kripur, ka mundësi të depërtoj, pra ajo që merret në konsideratë është që ai të kaloj deri në stomak, kjo është ajo që merret në konsideratë. Nëse i kalon deri në stomak, atëherë ai e ka prishur agjërimin e tij.

You may also like...