A duhet të shkoj tek dentisti kur jam agjërueshëm?

Pyetje: ”A ndikohet agjërimi i një personi i cili ka dhimbje në dhëmb dhe pastaj shkon tek dentisti për ta kontrolluar dhëmbin, për ta rregulluar apo për ta nxjerrë? A ndikohet agjërimi i tij nëse dentisti i jep pacientit shiringë me anestezi?”

Përgjigje: ”Asgjë nga kjo që u cek nuk ndikon në agjërim. Megjithatë, ai duhet t’i shmanget gëlltitjes së medicinës dhe gjakut. E njëjta gjë vlen edhe për shiringën e anestezisë që u përmend. Kjo nuk ndikon në agjërimin e dikujt, sepse ajo nuk është si ushqim apo pije. Në thelb, agjërimi është i saktë dhe i shëndoshë.”

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: El-Fetaua el-Mute’alikah, fq. 114

p.m.

You may also like...