A duhet të agjerojn shoferët e kamionëve dhe autobuzëve?

Pyetje: “A kanë shoferët e autobusëve e të kamionëve të njëjtin gjykim sikurse udhëtari duke pasur parasysh se ata kanë punë të pandërprerë gjatë ditëve të Ramazanit?”

Përgjigje: “Po. Ata marrin të njëjtin gjykim sikurse udhëtarët. Atyre iu lejohet t’i shkurtojnë namazet, t’i bashkojnë namazet dhe të braktisin agjërimin. Nëse dikush pyet se si duhet të agjërojnë kur puna e tyre është e pandërprerë, unë them se ata duhet të agjërojnë gjatë dimrit kur ditët janë të shkurtra dhe të ftohta. Megjithatë, shoferët brenda qyteteve nuk kanë të njëjtin gjykim sikurse udhëtari. Ata duhet të agjërojnë.”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (1/142)

p.m.

You may also like...