A duhet ta prish agjërimin ai që udhëton?

Pyetje: ”A është më mirë për udhëtarin që të agjërojë apo jo?”

Përgjigje: ”Është më mirë për udhëtarin të mos agjërojë. Megjithatë, atij i lejohet të agjërojë dhe të bëjë durim me vështirësitë, urinë dhe etjen. Atij i lejohet të agjërojë, por është më mirë që të mos agjërojë. Është më mirë për të vepruar përgjatë lehtësimit të Allahut. Hadithi thotë:

”Allahu pëlqen që lehtësimet e Tij të pranohen në të njëjtën mënyrë siç Ai urren që ndalesat e Tij të veprohen.”

Pra, është më mirë që udhëtari të mos agjërojë se sa të agjërojë edhe nëse mendon se nuk do të bezdiset. Udhëtimi pa dyshim përbën mundim, edhe nëse ai bëhet nëpërmjet aeroplanit, makinës apo anijes, ajo përmban mundim.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
P.M.

You may also like...