Për vdekjen

deathProfeti (a.s.) ka thënë: “Ai që po vdes dhe e di se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, do të shkojë në parajsë. Tregohet se profeti Muhamed (a.s.) shkoi tek një i ri, i cili po vdiste dhe e pyeti: “Çfarë mendon për Allahun?” I riu u përgjigj: “Kam shpresë tek Allahu, por kam frikë nga mëkatet e mia”. Ai i tha: “Nëse në një çast të tillë në zemrën e njeriut janë të pranishme këto dy ndjenja, domethënë që Allahu nuk do t’i japë atij atë që ai shpreson, frika e tij do të kthehet në siguri”.O vëlla, fundi është njësoj për të gjithë, qofsh lypës apo mbret. Kur robi është i fortë dhe ka besim të saktë, tek ai duhet të mbizotërojë droja. Nga ana tjetër, kur ai është sëmurë dhe i dobët, veçanërisht në prag të vdekjes, duhet të mbizotërojë shpresa. Dijetarët kanë thënë se arsyeja është se Allahu ka thënë: “Jam pranë atyre zemrat e të cilëve më druhen Mua!”Në çastin e vdekjes, dhe gjatë vuajtjes para saj, shpresa është më e mirë, sepse në atë çast zemra e njeriut është e thyer, për shkak të mëkateve të kryera kur ai ishte i shëndetshëm dhe i fortë. Nëse thua se njeriu duhet të mendojë mirë për Allahun, kjo sipas traditave profetike, atëherë kuptoje se njëri prej mendimeve të mira që duhet të kemi është t’i shmangemi çdo mëkati çfarëdo qoftë, që kemi bërë kundër Allahut, si dhe t’i frikësohemi dënimit në botën tjetër, duke u përpjekur t’i shërbejmë Atij. Kuptojeni se të gjitha punët kthehen në këtë burim të vetëm, domethënë, tek një pikë që zbeh fytyrat, copëton zemrat dhe i kthen sytë në gjak. Kjo frikë është shkaku i dijes mistike. Me fjalë të tjera ky është kufiri dhe skjai i atyre që i frikësohen Allahut. Një sufist i nderuar ka thënë: “Ekzistojnë tre lloje hidhërimi: ai i adhurimit - a është pranuar adhurimi apo jo; ai i mëkatit – a më është falur apo jo; dhe i fytyrës së Allahut – a do të më lejohet ta shoh ajo jo. Më të mirët kanë thënë: “Është vetëm një hidhërim – mohimi i shikimit të Allahut! Çdo hidhërim tjetër mund të përballohet, sepse nuk do të zgjasë”. Prandaj, të urtët luten: “O Zot, bëj çfarë dëshiron, por vetëm këtë mos na e moho

Aishja ka thënë: “O i dërguari i Allahut kush do të shfaqet bashkë më dëshmorët Ditën e Ringjalljes?” I dërguari i Allahut u përgjigj: “Ai që mendon për vdekjen 20 herë çdo ditë e natë”. Ai tha gjithashtu: “Vdekja është dhuratë për besimtarin, sepse bota është burgu i tyre dhe ata janë gjithmonë të brengosur në të. Vdekja është çlirim nga ajo dhe çlirimi nga burgu është dhuratë më e çmuar!” Kushdo që është mysliman i vërtetë, e kërkon atë. Besimtar i vërtetë është ai, nga gjuha dhe duart e të cilit myslimanët marrin paqe dhe siguri. Sjellja e besimtarëve duhet të jetë udhëzim për të tjerët. Ata nuk duhet të njollosen nga mëkatet, përveç atyre të papërfillshmëve. Vdekja i bën ata të pastër.

Një njëri i urtë i shkroi njërit prej vëllezërve të tij: “Ki frikë nga vdekja sa je në këtë botë, para se të shkosh në botën tjetër, sepse atje do ta kërkosh vdekjen, por nuk do ta gjesh”. Khuaja Rabih Tamimi ka thënë: “Kënaqësitë e kësaj bote më kanë ndërprerë nga dy gjëra: nga përkujtimi i vdekjes dhe nga qëndrimi në praninë e Allahut”. Kaab Ahbar ka thënë: “Ai që e kupton se çfarë është vdekja, sprovat dhe vështirësitë për të në këtë botë bëhen të lehta për t’u përballuar!”. Tregohet se Mutarraf ka thënë: “Pashë në ëndërr se dikush nga xhamia e Basrës po thoshte se përshkrimi i vdekjes e ndan në copa zemrën e të ndruajturit”. Tregohet se sa herë që Jezusit i kujtohet vdekja, i pikonte gjak nga trupi. O vëlla, ti nuk duhet të mbetesh pas atyre, që ditë e natë e kujtojnë vdekjen të paktën 20 herë. Përkujtojeni atë shpesh dhe jini gati për vdekjen, kurdo që ajo të vijë. Qaqa Hakim ka thënë: “E kam pritur vdekjen për 30 vjet, saqë nuk kam më dashuri për asgjë tjetër këtu”. Një njeri i dashur tek Allahu, shkroi në një letër: “Kjo botë është një ëndërr. Pas saj, vjen zgjimi. Mes tyre gjendet vdekja. Ne të gjithë jemi të ngatërruar nga ëndrrat”.