Të falësh namaz nate duke lexuar në Kur’an

Pyetje: A lejohet të falet namazi i natës, duke lexuar në Kur’an, për shkak se nuk di shumë sure përmendësh dhe kam dëshirë të lexoj sa më shumë?

Përgjigje: Një numër i madh dijetarësh janë të mendimit se kjo gjë lejohet, pasi Dheukani, shërbëtori i Aishes ka falur namazin e teravive gjatë muajit të Ramazanit duke lexuar me Kur’an të hapur. (Buhariu)

Ata që e ndalojnë këtë gjë nuk kanë ndonjë argument të kosiderueshëm mbi të cilin mund të bazohemi. Nga ana tjetër, jo të gjithë njerëzit janë në gjendje të mësojnë përmendësh Kur’anin, prandaj lind nevoja e leximit me Kur’an hapur, sidomos gjatë namazit të natës dhe namazit të teravisë.

Përgjigjet Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...