Si të fitosh garancin e Allahut?

Nga ‘Ubāde bin Es-Sāmit (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:
“Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të thotë: “Janë pesë namaze të cilat All-llahu i Lartësuar i ka bërë të detyrueshme. Kush merr abdes siç duhet, i fal ato në kohët e tyre dhe është i plotë në rukutë, në sexhdet dhe në përulësi, ai ka garanci nga All-llahu se do ta falë atë; ai i cili nuk vepron kështu, nuk ka kurrfarë garancie nga All-llahu: nëse do, Ai e fal, e nëse do, e ndëshkon.”

(Ebū Dāūdi nr. 425, Muhamed bin Nasr në “Ta’dhīmu kadris-salāti” nr. 1034, El-Bejhekij nr. 2985, Ed-Dijā nr. 385 dhe Et-Taberānij në “El-Eusat” nr. 4658. Shejh Albani e ka vlerësuar si të vërtetë në “Sahīhul-Xhāmi’” nr. 3242).

O njeri! Çfarë të pengon që disa minuta të caktuara t’i kalosh në namaz dhe me to ta blesh mëshirën e të Gjithëmëshirshmit dhe fitoren në Xhenete??
Ndërkohë që Allahu i Gjithëfuqishëm thotë: “Njerëzit dhe xhinët i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” (51/56)
Mirëpo, Ai me mëshirën e Tij nuk na ka bërë namazin si të detyrueshëm në shumicën e kohëve tona, porse vetëm pesë namaze të lehta e me rekate të pakta. Por, tek Allahu ato janë të mëdha. Andaj, mos e shit dynjanë tënde me një çmim të ulët (sepse me të mund të fitosh shumë)!
Blije dynjanë dhe ahiretin tënd me namaz, sepse ai është shkak për shtim të riskut, për shëndet dhe është çelës për çdo të mirë.
Andaj, falu para se të tjerët ta falin ty namazin!

You may also like...