Si bëhet sexhdja e falenderimit

Eshte pyetur dijetari i madh Salih el Feuzan për formën e sexhdes së falenderimit dhe si praktikohet ajo?

Eshte përgjigjur duke thënë: “Sexhdja e falenderimit bëhet atëherë kur të ndodh ndonjë mirësi ose të largohet ndonjë fatkeqësi, siç është rasti kur i largohet diçka e rëndë apo kur i jep Zoti ndonjë fëmijë, në këtë rast ai mund ta bëjë sexhden e falenderimit. Si praktikohet ajo?

Thua Allahu Ekber, shkon në sexhde dhe thua subhane Rabijel A’la tri herë ose deri në dhjetë herë, më pas lutesh me duatë që di dhe i ke mësuar.”

[Fik’hu Salat].

You may also like...