Pëlqyeshmëria e zbukurimit të zërit gjatë leximit të Kur’anit dhe ndalimi i leximit në formë kënge

Ka transmetime të sakta që e përforcojnë pëlqyeshmërinë e zbukurimit të zërit në lexim. Profeti, alejhi selam, thotë: “Nuk ia ka lejuar Allahu dikujt më parë, atë që i lejoi profetit (Muhamed): të lexuarit e Kur’anit me melodi.” (Buhariu)

Ahmedi thotë: “Lexuesi duhet ta lexojë Kur’anin me një zë të bukur, përgjërues të shoqëruar me meditim. Kjo është edhe domethënia e hadithit: “Nuk ia ka lejuar Allahu dikujt më parë, atë që i lejoi profetit (Muhamed): të lexuarit e Kur’anit me melodi.””

Në një hadith tjetër Profeti, alejhi selam, thotë: “Nuk është prej nesh ai që nuk e lexon Kur’anin me melodi (d.m.th që nuk e zbukuron zërin gjatë leximit).” (Ebu Daudi, saktësoi shejh Albani)

Por, kjo nuk do të thotë që lexuesi duhet t’i kalojë limitet, duke e tepruar me zgjatjen e shkronjave, aq sa të ndryshojë përmbajtjen e ajeteve e ta shndërrojë Kur’anin në këngë. Kjo gjë është e ndaluar rreptësisht. Leximi i Kur’anit në formë kënge është bidat i urryer. Të këtij mendimi janë imam Shafiu, Maliku, Ahmed ibn Hanbel dhe shumë prej dijetarëve. (Buhariu në kapitullin “Kur imami qan në namaz”)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

You may also like...