Lejohet të përshëndetet me selam personi që është duke u falur

Lejohet përshëndetja e personit që është duke u falur.
Shokët e Profetit, alejhi selam, e përshëndetën atë kur ai po falej, dhe i Dërguari i Allahut nuk e kundërshtoi, por as e refuzoi këtë veprim. Kjo e argumenton lejimin e këtij veprimi. Xhabiri, radijAllahu anhu, thotë: “Profeti, alejhi selam, më dërgoi për një punë. Më pas e gjeta duke u falur, e përshëndeta dhe ai ma bëri me shenjë. Kur e përfundoi namazin, më thirri dhe më tha: “Ti më përshëndete kur isha duke u falur.”
Në këtë kohë Profeti ishte drejtuar drejt lindjes (Qabes).” (Muslimi)

Po ashtu, Suhejbi, radijAllahu anhu, thotë: “Eca pranë Profetit, alejhi selam, kur ishte duke u falur. E përshëndeta dhe ma ktheu duke bërë me shenjë. Nuk e di, por më duket se bëri me shenjë me gisht.” (Ebu Daudi, saktësoi Shejh Albani)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

facebook

You may also like...