Kur është koha e namazit të vitrit

Koha e tij fillon pas namazit të jacisë deri në lindjen e agimit. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ajo ka thënë: “Nga e gjithë nata, i Dërguari i Allahut e ka falur vitrin në fillim të saj, në mes të saj dhe në fund të saj, por në fund, vitri i tij ishte deri në kohën e syfyrit.”[1]

Kush frikëoshet se nuk ngrihet dot për namaz nate, atëherë le ta fal vitrin para se të fle. Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush frikësohet se nuk do të zgjohet në fund të natës, le ta falë vitrin para se të flejë, kurse ai që është i sigurt se do të ngrihet në fund të natës, ta falë në fund të saj, sepse leximi i Kuranit në fund të natës është i dëshmuar (prezantojnë engjëjt) dhe kjo është më e mira.” Muslimi.

Cfarë lexohet në namazin e vitrit

Transmetohet nga Ubej bin Keab (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Në namazin e vitrit, i Dërguari i Allahut lexonteSebbihisme rabbikel-eala”, “Kul ja ejjuhel-kafirun” dhe “Kul huvAllahu ehad”. Ai nuk jepte selam veçse në fund të tre rekateve.[2]

 

[1] Hadith autentik.

[2 Hadith autentik. En-Nesai (1701).

facebook

You may also like...