Kur është e pëlqyeshme që të merret abdes?

  1. Para se të flesh.

Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kur të shtihesh në shtrat, merr abdes ashtu sikur duhet të marrësh për namaz, e pastaj shtrihu në krahun e djathtë…” (Mutefekun alejhi)

  1. Nëse ai që është xhunub dëshiron që të hajë ose të pijë, apo të flejë ose të ketë sërish kontak seksual.

Aishja (radijAllahu anha) thotë: “I Dërguari I Allahut (alejhi selam) kur ishte xhunub dhe donte të hante ose të flinte, merrte abdes njësoj si për namaz.” (Muslimi)

  1. Të marr abdes pas ngrënies së gjërave që I ka prekur zjarri.

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) thotë: “E kam dëgjuar Profetin (alejhi selam) duke thënë: “Merrni abdes nga ai ushqim që e ka prekur zjarri.” (Muslimi)

  1. Të merret abdes për çdo namaz.

Burejdeja (radijAllahu anhu) thotë: “Profeti (salallahu alejhi ue selem) merrte abdes për çdo namaz…” (Muslimi)

  1. Për çdo prishje të abdesit.

Burejdeja (radijAllahu anhu) thotë: “Një ditë gdhiu profeti (alejhi selam) dhe e thirri Bilalin (radijAllahu anhu) e I tha: “Me çfarë ma kalove në xhenet, dje hyra në xhenet dhe dëgjova trokitjen e nallaneve të tua.” Bilali I tha: “Pas çdo ezani kam falur dy rekate dhe pas çdo prishje të abdesit kam marrë abdes.” I Dërguari I Allahu I tha: “Për këtë gjë, pra.” (Tirmidhiu)

  1. Pas vjelljes.

Ebu Derda (radijAllahu anhu) thotë: “Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) një ditë prej ditësh volli, e prishi agjërimin dhe mori abdes.” (Tirmidhiu)

  1. Ai që e mban të vdekurin.

Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Ai që lan të vdekurin le të lahet, kurse ai që e ka mbajtur le të marrë abdes.” (Ahmedi)

“Përmbledhje e Fik’hut” Shejh Abdul-Adhim Bedevi (Allahu e ruajttë!)

You may also like...