Hadithe që tregojnë për vlerën e sutrës.

Ibën Omeri përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Falu vetëm pranë sutrës (objekt i cili pengon kalimin e njerëzve) dhe mos lejo askënd të kalojë para teje, nëse ai refuzon le ta pengojë, sepse me të është shejtani.”
(Muslimi)
Sehl bin Hathme përcjell sei Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Nëse dikush falet te një sutre, le të afrohet pranë saj, me qëllim që shejtani të mos e ndërpresë namazin e tij.”
(Ahmedi në “Musned” 4\2. Nesaiu në “Muxhteba” 2\26. Hakimi në “Mustedrak” 1\251. etj)
Duke parë këto hadithe Sheukani ka thënë: “Hadithi na jep të kuptojmë se përdorimi i sutres është detyrë.” (Nejlul eutar, 3\2)
Prej gjërave që detyrojnë më shumë përdorimin e sutres, është se sutra është një nga arsyet legjitime për të shmangur prishjen e namazit me kalimin e gruas, e cila ka hyrë në moshën e pjekurisë, gomarit apo qenit të zi. Gjithashtu për të penguar çdo kënd që të kaloj para tij, e shumë e shumë dispozita të tjera që janë të lidhura me sutrën. Për këtë arsye të parët tanë të mirë i kushtonin vëmendje të veçantë sutrës në namaz. Janë transmetuar fjalë dhe vepra të ndryshme që nxisin për përdorimin e sutrës, madje urdhërojnë për përdorimin e saj dhe kritikojnë atë që nuk falet me sutre.
Kuratu bin Ijasi thotë: “Një ditë Omeri më pa tek falesha mes dy shtyllave. Më kapi te qafa dhe më afroi te sutra, duke më thënë: “Falu tek ajo!”
(Buhariu, 1\577)
Nafiu thotë: “ Kur Ibn Omeri nuk kishte mundësi për t’u falur mbas ndonjë shtylle në xhami, më thoshte mua: “Ktheje shpinën tënde!”
(Përcjell Ibn Ebi Shejbe në “Musanef” 1\279, me zinxhir të saktë)
Në një versjon të saktë është përcjellë se Ibn Abasi ka thënë: “Në Arafat vendosa një dhi përballë Profetit (alejhi selam) dhe ai u fal drejt saj, ndërkohë që gomari qëndronte pas dhisë.”
(Ahmesi në “Musned” 1\243)
Nga hadithet më lart nxirren këto dobi:
– Gabimi i atij që falet pa sutre edhe nëse është i sigurt për moskalimin e njerëzve.
– Disa dijetarë kanë pëlqyer që namazliu ta lërë sutrën e tij pak nga e djathta ose nga e majta, në mënyrë që mos ta ketë ballë përballë (por kjo nuk ka ndonjë argument).
– Madhësia e mjaftueshme e sutrës, që duhet të përdoret nga namazliu është sa pjesa e pasme e samarit të devesë (sa një parakrah, 56.2 cm) dhe nuk lejohet diçka më e vogël se kaq. Argument është hadithi që e transmeton Talha, se i Dërguari (alejhi selam) ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush vendos diçka para vetes me gjatësi sa pjesa e pasme e samarit të devesë, atëherë le të falet dhe të mos shqetësohet me këdo që kalon mbas sutres së tij.”
(Muslimi në Sahihun e tij, me nr 499)
– Çdo objekt që është sa pjesa e pasme e samarit të devesë përdoret për sutre dhe argument është:
Transmeton Ebu Dherri se i Dërguari (alejhi selam) ka thënë:
“Kur të ngrihet ndonjëri për t’u falur, atë e mbron çdo objekt që është sa pjesa e pasme e samarit të deves…”
(Muslimi me nr 510)
– Profeti (alejhi selsam) ka marë si sutre dhinë, shtizën, shkopin…etj që tregon se trashësia nuk ka rëndësi, vetëm gjatësia është ajo që është përmendur.
– Ai i cili pas imamit nuk ka nevojë për sutre sepse i mjafton ajo e imamit.
– Nëse imami nuk përdor sutre, ai ka vepruar keq. Ky veprim rëndon mbi të dhe secili që është falur pas tij nuk detyrohet të marr sutre për veten e tij, apo të pengoj njerëzit të kalojnë mes rreshtave pasi kjo është detyrë e imamit.
– Kur namazliu mbërrin me vonesë në namaz dhe çohet për të plotësuar atë që i ka mbetur, në këtë rast ai nuk është më pas imamit. Për këtë rast imam Maliku thotë:
“Ai mund të lëviz para, mbrapa, majtas dhe djathtas për tek sutra apo shtylla më afër vetes, nëse ajo ndodhet larg, atëherë le të qëndrojë aty ku është dhe ti pengojë kalimtarët sa të mundet.”
(Marë nga libri: “Gabimet e namazlive” të autorit: Mesh’hur Hasan Selman)

You may also like...