Dikush hynë në xhami dhe është duke u thirrur ezani, çfarë është më mirë të veprojë?

Përgjigje: “Më mirë është ta përsërisë ezanin dhe pastaj të thotë duanë e njohur (e cila bëhet pas mbarimit të ezanit), pastaj (para se të ulet) të fal dy rekatet e përshëndetjes së xhamisë.

Disa dijetarë kanë bërë përjashtim për atë që hyn në xhami dhe muezini është duke thirrur ezanin e dytë, ditën e xhuma, në këtë rast i fal dy rekate (nuk përsërit ezanin) me qëllim që të dëgjoj hutben.

E kanë arsyetur këtë mendim me atë se dëgjimi i hutbes është vaxhib (detyrë), ndërsa përsëritja e ezanit është sunet, e kujdesi për atë që është detyrë është më e udhës sesa për atë që nuk është e tillë.”

“Kushtet e Fesë” Muhamed ibn Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...