A më lejohet që ta ndërpres namazin në këtë rast?

Pyetje: Si duhet të veproj nëse bie zilja e derës në kohën që jam duke u falur, e në shtëpi nuk gjendet njeri-tjetër veç meje?

Përgjigje: Nëse namazi që po fal është sunet, atëherë duhet ta ndërpresësh namazin për të hapur derën, por nëse namazi që po fal është farz, nuk duhet ta ndërpresësh namazin, vetëm nëse  je  i/e  bindur  se personi  që po troket ka ardhur për diçka të rëndësishme, e cila nuk mund të lihet për më vonë.

Përgjigjet Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...