займы онлайн

A duhet thënë “amin” pas Fatihasë?

Përgjigje: “Po, të thuash “amin” është sunet i fortë, e sidomos kur edhe imami thotë “amin”.

Në të dy librat e saktë transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Kur imami thotë amin, edhe ju thoni amin, sepse amini i atij, të cilit takohet me aminin e melaikeve, i falen të gjitha mëkatet që ka bërë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Thënia e aminit për imamin dhe xhematin është menjëherë, sepse Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Kur imami thotë: “ue led-dal-liin” thoni amin.” (Buhariu dhe Muslimi)

“Kushtet e fesë” Shejkh Muhamed ibn Salih El-Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...