4 mënyrat e dhënies së selamit në fund të namazit

1. Es-selamu alejkum ue rahmetullah, në të dyja anët (djathtas dhe majtas).
Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Tirmidhiu që e saktësoi.

2. Es –selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuh (djathtas) dhe es-selamu alejkum ue rahmetullah (majtas)
Ebu Dauti dhe Ibnu Huzejme me zinxhir të saktë transmetimi

3. Es-selamu alejkum ue rahmetullah, (djathtas) dhe es-selamu alejkum (majtas).
Nesaiu, Ahmedi dhe Seraxhi me zinxhir të saktë transmetimi.

4. Es-selamu alejkum, duke e mbajtur fytyrën drejtë të kthyer pak djathtas, pra jep vetëm një selam.
Ibnu Huzejme, El Bejhakiu, Dijau dhe Abdul Ganij el Makdisij me zinxhir të saktë.

Marrë nga libri: “Sifetu salati “ i shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë)

You may also like...