Muaji Muharrem dhe vlera e tij

Muaji Muharrem është muaji i parë i vitit kalendarik islam. Ai është njëri prej katër muajve të shenjtë, në të cilët ndalohet lufta, domethënie këtë të cilën e bartë edhe nga vete emri i tij. Muharrem, gjuhësisht, dote thote e ndaluar, kurse në terminologjinë fetare kjo ndalese e këtij muaji ka të bëjë me luftën.
Muaji Muharrem është paraprirë me një muaj të shenjtë, dhe për çudi, që të dy në vete ngërthejnë nga një ditë shumë domethënëse për Islamin. Nëse muaji Dhu’l Hixh-xhe, përveç tjerash, kishte edhe Ditën e Arafatit, muaji Muharrem ka ditën e Ashuras, një ditë kjo e cila duke bërë lidhje të profetëve ndërmjet vete paraqet Islamin jo vetëm si një fe që përfaqëson të gjithë profetët por një fe pos së cilës nuk është shpallur kurrë fe tjetër. Kur Pejgamberi, alejhi’s selam shkoi në Medinë, pa çifutët tek festonin Ashuren. U interesua për këtë dhe mori lajmin se ajo ishte si falënderim për shpëtimin e Musait, alejhi’s selam nga Faraoni.
Atehere Muhammedi, alejhi’s selam iu tha:
Po unë kam më shumë të drejtë në Musanë se sa ju” .
Kjo lidhje nuk ndalet këtu. Ajo ngjitet lart në maje derisa mbërrin edhe tek pejgamberi i parë, Nuhu, alejhi’s selam. Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Kjo është dita në të cilin është ndaluar anija e Nuhut në kodër kështu që Nuhu (në shenjë falënderimi) e agjëroi atë ditë”.
E kështu, siç paraqet këtë ndërlidhje me këta dy profetë të nderuar, kjo ditë, si datë dhe ngjarje, paraqet po ashtu edhe një mposhtje të pabesimtarëve. Fundosja e mohuesve të popullit të Nuhut, alejhi’s selam, dhe e Faraonit me ushtri të vet, më së miri e dëshmon këtë.
Një aspekt tjetër shumë me vlerë i muajit Muharrem shfaqet edhe parimet që sjell ai. Nuk e kam fjalën për parimin e ngadhënjimit të së mirës ndaj së keqes qoftë edhe pas një kohe, jo, ajo që ne synojmë këtu është zhdukja e çdo përkatësie tjetër përveç asaj fetare. Musai, alejhi’s selam nuk ishte arab por ishte më i afërt për muslimanët se sa për çifutët. Hadithin që pak më parë e cituam, ka edhe një version nga Buhariu, po ashtu autentik, ku qëndron:
…Ju keni më shumë të drejtë në Musanë se sa ata ndaj ngjërojeni këtë ditë”.
Një gjë e tillë është shprehur edhe në Kur’an. Pretendimet çifute dhe të krishtere për përvetësim të përkatësisë së Ibrahimit, alejhi’s selam shkuan huq. Allahu i Madhëruar tha:
Njerëzit më me meritë për t’u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve”. Ali Imran, 68.
Ose pak më qartë:
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve”. Ali Imran, 67.
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është në muajin e Allahut, Muharremin, kurse namazi më me vlerë pas farzeve është ai i natës” .