Si mjekohen plagët në mjeksinë profetike

Tradita e Profetit alejhi selam për mjekimin e plagëve

Në dy Sahih-ët është rrëfimi prej Ebu Hazimit, që përcjell se Sehl ibn Sadi, kur u pyet se si i mjekoi Pejgamberi alejhi selam plagët që mori në betejën e Uhudit, tha: “Atë ditë, iu plagos fytyra, iu thyen dhëmbët dhe hekuri i përkrenares iu ngul në kokë. Plagët e tij i lante Fatimja, ndërsa Aliu i hidhte ujë. Kur Fatimja pa se gjaku veçse po shtohej, mori një copë hasër, e dogji derisa u bë hi, të cilin pastaj e vendosi mbi plagët. Kështu gjakrrjedhja u ndërpre.” Hasra ishte e thurur me gjethe palme.

Në të vërtetë, hiri i gjetheve të palmës ka veprim të fortë në ndalimin e gjakrrjedhjes. Ai është një mpiksës shumë i mirë dhe nuk shkakton djegie. Hiri i gjetheve të palmës më vete ose i përzier me uthull mund të ndalë rrjedhjen e gjakut nga hunda.

Në librin e tij të njohur Ligjet e mjekësisë, Ibn Sina thotë: “Papirusi mund të përdoret për ndalimin e gjakrrjedhjes dhe për mbulimin e mishit të ekspozuar, duke e vënë mbi plagë. Në Egjiptin e vjetër ai përdorej për të krijuar fletë të holla për të shkruar. Bima e papirusit është e ftohtë dhe e thatë. Ajo është e dobishme për shërimin e plagëve në gojë, hemoptisësscxcxkur përshtyn gjak) dhe për ndalimin e përhapjes së lungave.”

 

Zead el Mead

Ibn Kajim el Xheuzije

You may also like...