займы онлайн

Imoraliteti është mëkat i madh

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe mos iu afroni zinasë (imoralitetit) sepse ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë e keqe”. (Isra, 32)”

Po ashtu ka thënë: “Edhe ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu perveçse kur e meriton dhe nuk bejnë zina (imoralitet), ndërsa kush i bën këto ai gjen ndëshkim.” (Furkan, 68)

“Imorali  mund të martohet vetëm me imoralen  ose idhujtaren, kurse imoralen mund ta marrë vetëm imorali apo idhujtari. Këto janë të ndaluara për besimtarët.” (Nur, 3)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, pasi është pyetur se cili mëkat është më i madh, ka thënë: “T’i bësh Allahut shok e Ai të ka krijuar. Ta mbysësh fëmijën tënd nga frika e varfërisë. Të bësh imoralitet me gruan e fqinjit.” (Buhariu, Muslimi)

 I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Imorali nuk është besimtar në kohën që bën zina, vjedhësi nuk është besimtar në kohën kur vjedh dhe nuk është be­simtar as ai që pi verë gjatë kohës kur pi verë.” (Buhariu, Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Tre grupeve të njerëzve, Allahu nuk do t’u flasë në Ditën e Gjykimit, as nuk do t’i pastrojë, e as nuk do të shohë nga ata dhe ata do të kenë dënim të madh: plaku që bën imoralitet, mbreti gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh.” Transmeton Muslimi

“Allahu urren katër grupe të njerëzve: shitësin që betohet shumë, të varfërin kryenec, imoralin plak dhe kryetarin tiran.” (Nesaiu)

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...