Vetvrasja është prej mëkateve të mëdha

Allahu i Madhëruar ka thënë: “… dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Vërtetë Allahu është gjithnjë Mëshirplotë ndaj jush. Kush e bën këtë qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim në një zjarr të ndezur fort. Kjo është e lehtë për Allahun. Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat ju janë ndaluar, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.” (Nisa; 29-31)

Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Ka qenë një njeri prej popujve para jush, i cili ka pasur një plagë dhe nuk e ka duruar dhimbjen. Kështu që, mori një thikë dhe e preu dorën e vet. Gjaku i rrodhi derisa vdiq. Allahu i Madhëruar tha: “Robi Im insistoi të tejkalojë caktimin Tim, prandaj ia kam bërë haram Xhenetin.” (Mutefekun alejhi)

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i Dërguari I Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Kush e vret veten me hekur, hekurin do ta ketë në dorë dhe me të do të godasë barkun e vet në Zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë në të. Kush e vret veten me helm, do ta ketë helmin në dorën e tij dhe do ta pijë në Zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë.” (Mutefekun alejhi)

“Mëkatet e mëdha”– Imam Dhehebiu

You may also like...