Pirja e alkoolit është mëkat i madh

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Të pyesin ty për  verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh…” (Bekare 219)

Po ashtu thotë: “O ju që besuat! S’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shjetani. Pra, largojuni…” (Maide 90-91)

Konsumuesi i alkoolit është mallkuar në shumë hadithe:

Thotë Profeti (salallahu alejhi ue selem):

“Kush lë namazin për shkak të dehjes është si ta ketë të gjithë botën e pastaj t’ia marrin, ndërsa kush lë namazin katër herë për shkak të dehjes, i takon Allahut që t’i japë të pijë nga “tinetul-hibal”  E pyesin: “E çfarë është “tinetul-hibal?”  Tha: “Djersa dhe qelbi i banorëve të Xhehenemit.” (Ahmedi)

“Konsumuesi i alkoolit nëse vdes (pa u penduar), do  ta takojë Allahun si adhurues  të idhujve.”  (Ahmedi)

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...