Mos u bëj mendjemadh sepse…!

Thotë Allahu i Lartësuar: “Atë vend të përjetshëm (xhenetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan mendjemadhësi e as shkatërrime në tokë, e përfundimi i mirë u takon atyre që i frikësohen Allahut.” (Kasas: 83)

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: “…Mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh që lavdërohet shumë…” (Lukman: 18)

Abdullah ibn Mesudi (radijAllahu anhu), se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Nuk hyn në xhenet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie.” Njëri prej të pranishmëve tha: Ndonjëri dëshiron që rrobat dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Profeti (alejhi selam) tha: “Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, kurse mendjemadhësi është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” (Muslimi)

You may also like...