Kur quhet përgojim?!

Pergojimi eshte atehere kur te permendesh diçka rreth nje personi (ne mungese te tij) te cilen ai e urren (te permendet) qofte kjo ne lidhje me trupin e tij, karakteristikat fetare te tij, punet e tij te dunjase, vetes se tij, pamjes se tij te fizike, karakterit te tij, pasurise se tij, femijes se tij, babait te tij, gruas se tij, veshjes se tij, menyres se tij te ecjes, buzeqeshjes se tij, mungeses se moralit te tij, vrenjtesise se tij, gazit te tij, ose ndonje gje tjeter e lidhur me kete qe thame me lart. Po ashtu, eshte e njejte nese e permendni keto gjera per te me fjale, nepermjet shkrimeve, ose nese ju veni ne dukje ose tregoni ate duke bere gjeste me syte tuaj, dore, apo koke.

Sa per trupin, atehere kjo eshte kur ju thoni: “ai eshte i verber”, “ai çalon”, “ai eshte sy-turbullt”, “ai eshte tullac”, “ai eshte i shkurter”, “ai eshte i gjate”, “ai eshte i zi”, “ai eshte i verdhe”.

Sa per cilesite e tij fetare, atehere kjo eshte kur ju thoni: “ai eshte mekatar”, “ai eshte hajdut”, “ai eshte tradhtar”, “eshte shtypes”, “ai e merr namazin lehtesisht”, “ai nuk kujdeset per papastertite”, “ai nuk sillet mire ndaj prinderve te tij”, “ai nuk e paguan zekatin ashtu siç duhet” dhe, “ai nuk eviton shpifjen”.

Sa per çeshtjet e kesaj bote, atehere kjo eshte kur ju thoni: “ai ka sjellje te keqija”, “ai eshte i shkujdesur ndaj njerezve”, “ai nuk mendon se ndonjeri ka te drejte mbi te”, “ai flet shume”, “ai ha dhe fle shume”, “ai fle ne kohe jo te duhura”, “ai ulet ne vendet qe nuk i takon te ulet”.

Sa per çeshtjet lidhur me prinderit e ndonjerit, atehere kjo eshte kur ju thoni: “babai i tij eshte mekatar”, “Negro (zezak)”, “qe rri kot”, “mbjelles”, “shites gjedhesh”, “marangoz”, “farketar”, “thures”.

Sa per karakterin e tij, atehere kjo eshte kur ju thoni: “ai ka sjellje te keqija”, “ai eshte arrogant”, “ai eshte grindavec”, “ai nxiton dhe ngutet”, “ai eshte tiran”, “ai eshte i dobet”, “ai ka zemer te dobet”, “ai eshte i papergjegjshem”, “ai eshte i mjere”, “ai eshte i shthurur”, etj.

Sa per veshjen, kjo eshte kur ju thoni:”ai ka menge te gjera”, “i ka te shkurtra te kthyerat e rrobes”, “sa veshje e papaster”, e keshtu me radhe.

Imam Neueuiu Allahu e mëshiroftë!

You may also like...