Gjykatësi që do të hyjë në Zjarr

Allahu i Madhëruar ka thënë: “… e kush nuk gjykon sipas asaj që i ka zbritur Allahu, ata janë mizorë (zullumqarë, të padrejtë).” (Maide; 45)
“Ata që fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, pasi që ua sqaruam ato njerëzve në libër, të tillët i mallkon Allahu….” (Bekare; 159)

Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Një gjykatës do të jetë në Xhenet, ndërsa dy do të jenë në Zjarr. Gjykatësi që e ka ditur të vërtetën dhe ka gjykuar sipas saj, ai është në Xhenet. Gjykatësi që e ka ditur të vërtetën, por e ka shtrembëruar qëllimisht atë, ai është në Zjarr. Dhe gjykatësi që ka gjykuar pa dituri, edhe ky është në Zjarr.” (Ebu Daudi, Tirmidhiu. “Irruaul-galil” 8/235)

Kushdo që gjykon pa dituri dhe pa fakte e argumente prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij hyn nën këtë kërcënim. Gjykatësi e ka haram të gjykojë, duke qenë i zemëruar e sidomos kur është në hasmëri.

Kur të mblidhen tek gjykatësi dituria e pakët, qëllime të këqija, morali i ulët dhe devotshmëria e pakët i është plotësuar disfata e tij. Ai e ka për detyrë të japë dorëheqje dhe të shpejtojë për të shpëtuar prej Zjarrit.

“Mëkatet e mëdha” – Imam Dhehebiu

You may also like...