Rafineria e naftës në trupin tonë

Energjia që ty të duhet për t’u ngritur nga aty ku je dhe të zësh të ecësh, të marrësh frymë, të hapësh e të mbyllësh sytë – me një fjalë, energjia që të duhet për të qenë gjallë, është prodhuar në centralin elektrik brenda qelizave tuaja, të quajtura mitokondria. Po të këqyrim procesin e kryer në mitokondri, bëhet e qartë pse krahasimi i tyre me centralin elektrik nuk është egzagjerim.

Në podhimin e energjisë në qelizë, oksigjeni luan një rol kryesor. Oksigjeni ka mjaft ndihmësa. Praktikisht në të gjitha fazat e prodhimit të energjisë, enzima të ndryshme luajnë rolin e tyre. Në çdo hap të veçantë të këtij procesi, enzimat që e kanë kryer punën e tyre ndërrojnë turnet me të tjera enzima që vijnë në punë për hapin tjetër. Kjo është bërë në mënyrën më të ndërgjegjshme, dhe kësisoj, energjia e magazinuar në ushqime shndërrohet në një formë të dobishme për qelizën, si rezultat i një procesi kimik të pafund, mjaft procese të vogla, dhe qindra enzima të ndryshme futen në veprim. Në tërë këtë ndërrim të enzimave, nuk ka as edhe hutinë më të vogël, apo qoftë edhe ndonjë ngatërrim rendi. Të gjithë punëtorët bëjnë detyrën e tyre, si të ishin pjesë e një skuadre të mirëdisiplinuar.

Dhe kështu, mund të thuhet se stacioni elektrik që ndodhet në një qelizë, vetëm një e qindta e milimetrit në përmasë, është shumë më e ndërlikuar sesa një rafineri nafte apo hidrocentral.

Një rafineri është ndërtuar dhe mbajtur në punë prej inxhinierëve që dinë se ç’është nafta, të cilët e kanë analizuar naftën bruto në laborator, dhe të cilët veprojnë në bazë të atyre të dhënave teknike. Do të ishte e pamundur të ndërtohej një rafineri prej cilitdo që nuk di ç’është nafta.

Në të njëjtën mënyrë, dituri lypset edhe për të prodhuar energji në një qelizë që është shumë më e ndërlikuar se një rafineri nafte. Është dukshëm qesharake të sygjerosh se një qelizë ka aftësinë për të mësuar. Po atëherë, si e nxjerrin këtë prodhim qelizat?

E vërteta është: asnjë qelizë nuk e ka mundësinë të mësojë ndonjë proces biologjik, në kuptimin bukfalisht të fjalës. Nëse qeliza nuk mund ta kryente dot këtë proces kur shfaqet fillimisht, atëhere ajo nuk do të kishte shans t’i fitonte aftësitë e domosdoshme më vonë – thjesht sepse oksigjeni, i cili luan një rol aq qendror në prodhimin e energjisë, ka një efekt shkatërrimtar në qelizë. Qelizës do t’i duhej të shfaqej së bashku me vetinë mbrojtëse. Kjo është vetëm një prej mjaft provave se qelizat nuk janë shfaqur si rezultat i ndonjë rastësie, por janë krijuar nga Zoti në një çast.

Me këtë mjeshtëri, shfaqur në një vend sa 1/100 e milimetrit, Zoti na tregon fuqinë e tij të pakufishme.

Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai ju dha formën më të bukur dhe vetëm tek Ai është e ardhmja. (Kurani, 64:3)

You may also like...