Pajisja në trupin tuaj që mund të kopjojë një milionë faqe të dhënash rër njëzet minuta

Dihet prej shumë kohësh se qelizat shumohen nëpërmjet pjesëtimit. Gjatë këtij procesi, ADN-ja që gjendet në bërthamën e çdo qelize duhet të kopjohet për çdo qelizë bijë e re. Gjatë këtij procesi kopjimi, një ngjarje mahnitëse ndodh, që kërkon shqyrtim

Banka e të dhënave, e përbërë prej tri miliardë shkronjash, është e aftë të depozitojë sasi masive të dhënash rreth organizmit të gjallë. Për të shkruar të gjitha të dhënat e përmbajtura në ADN do të duhej një enciklopedi prej afërsisht 1000 vëllime, me një sasi prej një milioni faqesh. Kështuqë, përsëritja e ADN-së dhe kopjimi i një milioni faqesh enciklopedi janë të krahasueshme. Por a e dini ju se sa kohë duhet për këtë proces të përsëritjes së ADN-së?

Mes 20 dhe 80 minutash!

Tani, kjo do të thotë se ekuivalenca e një milioni faqesh të shkruara mund të kopjohet, pa gabime a mangësi, në një kohë më pak se dy orë – dhe nganjëherë, nën një gjysmë ore. Asnjë fotokopjatriçe apo ndonjë pajisje tjetër teknologjike e mundshme sot nuk mund ta përfundojë këtë proces kopjimi pa gabim, në një kohë kaq të shkurtër. Dhe, ki parasysh se asnjë makineri teknologjike nuk e kryen këtë proces, ndërsa qelizat që ne as nuk mund t’i shohim dot me sy të lirë, po. Tani pyet veten:

Kush e posedon fuqinë dhe mendjen, vullnetin dhe njohurinë që bën të mundur këtë organizim mahnitës? Ç’e kupton se ADN-ja duhet të kopjohet kur një qelizë ndahet? Ç’e bën të mundur këtë përsëritje në mënyrën më të shpejtë e të përsosur, dhe bën që çdo gabim të ndreqet menjëherë?

Qartësisht, është e palogjikshme dhe pa kuptim të pretendosh se i gjithë ky sistem i ndërlikuar, i përsosur e i pagabimtë të jetë si rezulatat i rastësisë. Silli bashkë të gjitha atomet në univers, në kushtet e duhura, dhe prapë nuk do mund të krijoje dot sistemin që të kryejë përsëritjen e ADN-së në çdo organizëm të gjallë.

Është fare e qartë se Ai që krijoi këtë sistem të përsosur, i Cili ka vazhduar ta krijojë atë për miliona vite është Zoti, Mbajtësi i diturisë së pafund, ndërgjegjes, dhe fuqisë.

Ne do t’u tregojmë atyre shenjat tona në horizont dhe brenda vetë tyre gjersa të jetë e qartë për ta se kjo është e vërteta. A nuk ju mjafton që Zoti juaj është dëshmitar i gjithçkaje? (Kur’ani, 41:53)

You may also like...