Laboratori gjigand në trupin e njeriut.Mrekulli nga Zoti

Askush nuk mund të pohojë se një laborator i pajisur plotësisht me teknologjinë më të fundit mund të jetë bërë ashtu vetë, rastësisht. Por evolucionistët pohojnë se laboratori i ndërlikuar i pashoq i mëlçisë është bërë vetë, duke avokuar këtë pohim pa asnjë provë fare. Kjo, sepse darvinizmi është një sistem besimi bestytnish, një magji që të qorron mendjen.

Pesëqind procese të veçanta ndodhin në vetëm një qelizë të mëlçisë. Shumica e këtyre (të cilat ndodhin pagabueshmërisht në milisekonda, dmth, një e mijta e sekondës) akoma nuk është prodhuar në kushte laboratorike. Qelizat e mëlçisë e shndërrojnë ushqimin që ne hamë në energji të depozituar, që është glicogjen, të cilën mëlçia e depoziton dhe e kthen në glukozë sipas nevojës së trupit për të plotësuar nevojat e tij për energji.

Shkurtimisht, edhe ndërkohë që hamë të gjitha llojet e ushqimeve që na pëlqejnë, mëlçia shfrytëzon, shndërron apo magazinon këtë energji ushqimi sipas nevojave të trupit tonë. Dhe qysh nga njeriu i parë e gjer tani, triliona qeliza mëlçie kanë vepruar saktësisht me të njëjtën ndërgjegje dhe njohuri pa u ngatërruar.

Ai është Zoti, Krijuesi, Bërësi, Formëdhënësi Atij i përkasin emrat më të bukur. Gjithçka në qiej dhe në Tokë lëvdojnë Atë. Ai është i Plotfuqishmi, i Gjitghëmençuri (Kur’ani, 59:24)

You may also like...