займы онлайн

Fakte sa perfekt është Krijimi i Allahut. Kurani dhe shkenca

nature
ALLAHU në KUR’AN na urdhëron që të studiojmë shenjat dhe argumentat e tij në gjithësi. Vetë gjithësia të tërheq vëmendjen, e zemra që nuk i vë re gjurmët e Allahut në çdo gjë, është pa dyshim e verbër dhe për të ardhur keq.

Sa më shumë ta studiosh dhe ta njohësh gjithësinë, aq më shumë të tregon ajo për Krijuesin e saj.

-Syri i njeriut, a do të kishte vend më të përshtatshëm për të, në trupin e njeriut, se në kokë? Po sikur të ishte në majë të kokës? Po sikur të ishte te këmbët? Po sikur të ishte në bark ose në shpinë?

-A shikoni ndonjë pjesë të trupit të njeriut për të cilën mund të thuhet që, do të ishte më e përshtatshme në një vend tjetër? Njeriut, që respekton logjikën e tij, s’do t’i mbetej veçse të thoshte – jo.

-Shembulli më i thjeshtë është dora e njeriut. Është e pamundur të shpiket ndonjë mjet, që ta zëvendësojë atë për nga thjeshtësia, aftësia, plasticiteti, shpejtësia e përshtatjes dhe konformizmi.

– Buza e sipërme e devesë është e çarë, në mënyrë që ta ndihmojë të ushqehet me bimë shkretinore – gjembore, qerpikët e saj të gjatë si rrjetë mbrojnë sytë e saj nga grimcat e rërës.

– Djersitja të bimët konsiston në avullimin e ujit nga to nëpërmjet gjetheve. Ky proces kryhet përmes plasaritjeve që ndodhen në gjethe, të cilat ndryshojnë nga bima në bimë, në varësi të natyrës së saj. Për këtë shkak, në bimëtshkretinore numri i plasaritjeve është më i vogël, meqë këto bimë djersisin më pak.

– Shpendët e kanë trupin më të lehtë se çdo kafshë tjetër e së njëjtës madhësi. Nëpërmjet autopsisë së trupit të tyre bëhete qartë se kockat e shpendit janë të holla me zgavra (të brimuara) që ta bëjnë trupin e tij të lehtë, të përshtatshëm për fluturim.

-Peshku ka në trupin e tij një vijë të gjatë që e përshkon të gjithin. Gjatë ekzaminimit të tyre, është vënë re se ato ishin aparate të sakta ndjeshmërie të një shkalle të lartë. Nëse afrohet një peshkaqen apo bimë peshk ngrënëse nga ndonjë guvë apo gropë, e ndiejnë pavarësisht nga presioni i ujit apo shpejtësia e dallgëve pa i parë ato, duke luajtur rolin e radarit.

– Sikur të ishte korja e tokës pak më e trashë se ç’është, në një sasi se c`eshte ne nje sasi disa kembesh do te thithte dioksidin e karbonit dhe oksigjenin s’do mund të ekzistonte jeta.

– Sikur të ishte shtresa e atmosferës pak më lart se ç’është, disa nga rrezet që digjen çdo ditë në shtresën e jashtme të atmosferës, do ta godisnin globin tokësor, e atëherë do të merrte flakë çdo gjë e djegshme.

– Sikur dielli të jepte gjysmën e ngrohtësisë që jep, do të kishte ngrirë çdo gjë dhe, sikur të shtonte mbi ngrohtësinë e tanishme edhe gjysmën e saj, do të ishim bërë shkrumb e hi.

-Sikur të ishte Hëna 20. 000 milje më Iarg se ç’është tani, batica do të arrinte një forcë të atillë, sa do ta mbulonte të gjithë rruzullin tokësor dy herë në ditë me ujë, shpejtësia e të cilit do të çante edhe malet.

– Sikur të ishte nata 10 herë më e gjatë se ç’është, dielli i verës do t’i digjte bimët çdo ditë, dhe natën do të ngrinte çdo bimë në tokë.

– Sikur të ishte oksigjeni në një masë të tillë që të përbënte 50 % të ajrit, në vend të 21 % që është, të gjitha lëndët e djegshme në glob do të bëheshin pre e djegies në një masë të tillë, që nga shkëndija e parë e dritës, që bie mbi pemë, do të merrte flakë tërë pylli.

– Sikur të ishte përqindja e oksigjenit në ajër 10 %, do të ishte i pamundur urbanizimi njerëzor në shkallën që është sot.

– Sikur të mos kishte shi, toka do të ishte shkretëtirë pa jetë.

– Sikur të mos ishin erërat, detet dhe oqeanet, s’do të kishte jetë, dhe sikur uji të avullonte në një formë e cila pengon avullimin e kripës, përsëri s’do të kishte jetë.

– Sikur avulli të mos ishte më i lehtë se ajri, s’do të kishte jetë.

– Sikur uji i deteve dhe i oqeaneve të ishte i ëmbël, Ai do të qelbej dhe, do të bëhej e pamundur jeta në tokë, sepse kripa është ajo që ndalon prishjen dhe qelbjen e ujit; e sikur klori, Cl2, të mos bashkohej me natriumin, s’do të kishim kripë, dhe si rrjedhim s’do të kishim jetë.

– Sikur Toka të kryente vetëm një rrotullim si Mërkuri, d.m.th. të rrotullohej vetëm në një drejtim, rreth Diellit, e të mos rrotullohej rreth boshtit të saj përveçse një herë, gjatë rrotullimit të plotë rreth Diellit, do të kishim në një pjesë të Tokës natë të përjetshme, dhe në pjesën tjetër ditë të përjetshme; askush s’do të kishte jetuar në asnjërën prej pjesëve e s’do të kishte jetë.

– Sikur të mos ekzistonin ligjet e gravitetit, si do të takohëshin atomet dhe pjesët e tyre? Si do të qëndronin Toka e Dielli në pozicionet e tyre? Si do të ishte jeta, dhe si çjo të ecte njeriu?

– Sikur të ishin elektronet ngjitur me protonët në qendër të atomit, dhe, atomet, nga ana e tyre, të ishin të ngjitur me njëri-tjetrin, duke mos pasur hapësirë, globi tokësor do të ishte në masën e vezës, duke mos pasur vend për njeriun dhe gjithçka që e rrethon atë.

– Sikur të mos bashkohëshin elementet kimike me njëri-tjetrin, s’do të mund të ekzistonin dheu, uji, etj.

-Vendosja e elektroneve në mbështjellësen elektronike bëhet sipas një rregulli të caktuar në shtresa, dhe numri i elektroneve të vendosura në shtresën e jashtme nuk i kalon 8 elektronet. Po kaq, 8, është numri i elektroneve që zë vend në çdo shtresë, me përjashtim të shtresës së parë, e cila nuk merr më shumë se 2 elektrone. Kështu p.sh., nëse numri i elektroneve të elementit kimik është i barabartë me 11, shpërndarja e tyre nëpër shtresa bëhet në mënyrën e mëposhtme: 2 në shtresën e parë, 8 në të dytën dhe një në të tretën.

-Në rast se numri i elektroneve, në shtresën e jashtme, është më i vogël se 8, elementi mund të bashkohët me një element tjetër kimik, duke hyrë në reaksione me të. Kështu lidhet elementi, që morëm si shembull, me një element tjetër që ka në shtresën e jashtme 7 elektrone, duke formuar një element tjetër kimik.
Dhe këto janë një pjesë e vogël e së vërtetës, që flet për përsosmërinë e gjithësisë, globit tokësor dhe ç’ka në të, sepse një përsosmëri e tillë s’mund të jetë rastësi.

Ata që thonë se kjo gjithësi ka lindur si pasojë e rastësisë, i japin asaj dije të plotë, vullnet të plotë dhe aftësi të padiskutueshme; për ta kjo rastësi punon me një zgjuarsi shumë më të madhe se sa të bashkohëshin mendjet e gjithë njerëzimit.

Ndërkaq, intuita dhe logjika gjykon që, atje ku gjenden ligje, ekziston dije, vullnet, aftësi, jetë, gjallëri, dhe se, ku gjenden këto karakteristika, është subjekti që i ka ato.
Sikur të përpiqej dikush të të mbushte mendjen, që lapsi me të cilin shkruajmë, apo boja e shkrimit, apo çdo mjet tjetër i thjeshtë, ka lindur rastësisht, do ta quaje budalla e injorant, duke e argumentuar se atë e prodhoi dija, dëshira, vullneti, dhe aftësia e njeriut, dhe, nuk u gjend rastësisht mbi tokë. Atëherë, si të shkon mendja që kjo gjithësi, me gjithë ç’ka në të, e rregulluar nga ligje deri në përsosmëri, dhe në ekuilibër të plotë, është lindur nga rastësia?!

SHKEPUTUR NGA LIBRI “THESARE NE KURAN”

You may also like...