Zgjidhe gruan tënde, mos e neglizho këtë çështje

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!) thotë: Është detyrë që për martëse të zgjidhen bashkëshortë të devotshëm e që janë të kapur në fenë e tyre.
Të cilët kujdesen për shenjtërinë e martesës dhe sillen në formën më te mirë.

Nuk lejohet të neglizhohet në këtë çështje. Në kohën tonë është shtuar shumë ky neglizhim dhe kjo përbën rrezik. Aq sa njerëzit kanë filluar t’i martojnë vajzat e tyre me burra që nuk i frikësohen Allahut dhe ditës së Fundit.

E kështu fillojnë ankohen për gjendjen e burrave të tillë dhe janë në mëdyshje. Nëse ata do ishin interesuar para martesës për një burrë të devotshëm, atëherë Allahu Lartmadhëruar do ua kishte lehtësuar çështjen, porse e gjithë kjo –në shumicën e rasteve- vjen si rrjedhojë e neglizhencës dhe mos marrjes në konsideratë të martesës me njerëz të devotshëm. Personi i keq nuk është për këtë gjë. Prandaj nuk lejohet neglizhenca ndaj çështjes së tij, sepse ai do sillet keq me gruan.

Madje ekziston rreziku që ai ta largojë gruan nga feja e saj ose ndoshta ndikon (për keq) dhe tek fëmijët.

“El-Munteka” vëll. 4
Përktheu Unejs Sheme

You may also like...