Vlerat dhe begatitë e ditës së hënë dhe të enjte.

Vlerat dhe begatitë e ditës së hënë dhe të enjte.
1-Në keto dy ditë hapen dyert e Xhenetit dhe falen të gjithë muslimanët, përvec atyre që janë armiqësuar me njëri-tjetrin.
Ebu Hurejre (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), ka thënë:
“Dyert e Xhenetit hapen ditën e hënë dhe të enjte, dhe Allahu fal çdo person që nuk i shoqëron Atij askënd në adhurim, përvec një personi, i cili është armiqësuar me vëllain e tij. Për këta dy persona thuhet: “I lini këta të dy derisa të pajtohen. I lini këta të dy derisa të pajtohen. I lini këta të dy derisa të pajtohen. (tre herë)”
(Muslimi, 4/1987)
2- Në këto dy ditë veprat e njerëzve i paraqiten Allahut.
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Veprat e njerëzve paraqiten dy herë në javë; ditën e hënë dhe ditën e enjte, e Allahu fal çdo besimtarë përveç atij që është armiqësuar me vëllain e tij…”
(Muslimi, 4/1988)
3- I Dërguari i Allahut (alejhi selam) i agjëronte këto dy ditë.
Aishja (radiallahu anha) ka thënë: I Dërguari i Allahut (alejhi selam), kujdesesh shumë për agjërimin e ditës së hënë dhe të enjte.”
(Tirmidhiu, 3/121)
Për këtë, vetë i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka argumentuar duke thënë:
“Veprat i paraqiten Allahut ditën e hënë dhe ditën e enjte, dhe unë dëshiroj që të jem agjërueshëm, kur veprat e mia të paraqiten.”
(Tirmidhiu, 3/122)
Ebu Katade transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), është pyetur për ditën e hënë dhe ka thënë:
“Ajo është një ditë në të cilën kam lindur dhe po në atë ditë më është zbritur shpallja.”
(Muslimi, 2/819)
4- I Dërguari i Allahut (alejhi selam) shumicën e udhëtimeve të tij pëlqente ti bënte në ditën e Enjte.
Kab ibn Maliku transmeton dhe thotë:
“Udhëtimet e të Dërguarit të Allahut (alejhi selam) kanë qenë shumë të rralla në ndonjë ditë tjetër përveç ditës së enjte.”
(Buhariu)

You may also like...