Vlera e atij që fal namazin në xhami dhe pret deri sa të fal namazin tjetër

Shejh Ibën Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!): Fjala e Profetit ﷺ “pritja e namazit pas namazit” se pritja është me trup dhe zemër.

Pritja me trup: Njeriu të qëndrojë në vendin e faljes së tij derisa të vij namazi tjetër. Pritja me zemër: Cdo herë që njeriu përfundon faljen e namazit ai mezi pret se kur do vij namazi tjetër.[1]

Në mënyrë që të qëndrojë para Zotit të tij, sepse ai e do namazin dhe Allahu e ka bërë kënaqësinë e syve të tij ne namaz.

Ky është argument për besimin e tij. Sic ka thënë Profeti ﷺ. Allahu Madhëruar thotë: “Dijeni se Allahu nuk jua humb besimin tuaj”.[2]

Dijetarët thonë: Namazin tuaj në drejtim të Kudsit.

Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 2

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Sic ka ardhur në hadithin ku tregohet për njerëzit që do jenë nën hije ditën e Kiametit “njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë…” hadithi. Ky njeri prej momentit kur del prej xhamisë nuk mund të qetësohet në asnjë vend tjetër deri sa të kthehet në xhami, zemra e tij nuk donë diçka tjetër përveç se xhamisë dhe gjithmonë i jep përparësi shtëpisë së Allahut para shtëpisë së tij. Sh.p.

[2] El-Bekare, 143

You may also like...