Vizitoje këtë vend që të ndryshosh jetën tënde

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thene:
“Sa herë që zemrën tënde e kaplon pakujdesia dhe shpirti të lidhet pas jetës së kësaj bote, atehere vizito varrezat, pastaj mendo thellë rreth atyre njerëzve që deri dje ishin sikurse ti, te gjalle mbi tokë; duke ngrënë e duke pirë, e duke u kënaqur.
Ndërsa tani, ku vajtën?!
Tani ata janë peng i veprave te veta. Asgjë nuk mund t’u sjell dobi, përveç veprave të mira që i kanë bërë. Ashtu siç na tregoi i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: pasuria, familja dhe vepra e tij. Dy kthehen dhe me të mbetet vetëm njëra; kthehen familja dhe pasuria e tij, ndërsa mbetet vepra që ka bërë.”

(Sherh Rijad Es-Salihin, 3/473)

You may also like...