Veprat dhe shpërblimet që do ta ndjekin njeriun dhe pas vdekjes së tij

Janë një numër veprash të dobishme, të cilat nëse njeriu i vepron sa është gjallë, shpërblimin për to do ta ketë të vazhdueshëm edhe pas vdekjes së tij.
Imam Es Sujuti (Allahu e mëshiroftë!) i ka përmbledhur këto vepra të mira, në pak rrjeshta, duke thënë:

Kur vdes biri i Ademit,
i ndërpritet çdo shpërblim
Përveç nëse ndonjë ndër dhjetë vepra ka punuar
Sa ishte gjallë, nga ajo botë pa u larguar.

Nëse dituri të dobishme njerëzve u pat mësuar
Apo një fëmijë të mbarë e kishte edukuar
Apo një pemë e kishte mbjellë
Apo një xhami e kish ndërtuar

Apo sadaka rrjedhëse kishte nxjerrë
Apo një Mus’haf (Kuran) e kish dhuruar
Apo në llogore pat qëndruar, armikut pa i’u frikësuar

Apo një pus e kishte hapur,e një çezëm kish punuar
Apo një kanal e kishte thelluar, e ujin e lumit kishte afruar
Apo një shtëpi për të ngratin e kish ndërtuar

Për këto vepra të mira që ka vepruar
edhe pse nga bota e punës është larguar
sevapi i vazhdon pa rreshtur e pa j’u pakësuar

You may also like...