Vepra qe ju largon nga shthurjet punet e keqia gjynahet dhe cdo gje te keqe

Allahu i Lartësuar thotë:
“Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz!” (El Bekare; 45) Dhe thotë:
“Fale namazin! Vërtetë namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” (El Ankebut; 45)
Ne duhet të meditojmë se a na shtohet fuqia, forca dhe zelli për vepra të mira kur falemi dhe a është bërë namazi ndihmë për ne??! Realiteti është se kjo rrallë i ndodh njeriut në vetvete dhe është e rrallë edhe në mesin e njerëzve. Shiko se ç’të ka ndodhur me namazin tënd, a është bërë ai ndihmës për ty në nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar, apo jo?!

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ues selam- nëse e ka preokupuar një çështje atëherë shpejtonte për në namaz. Allahu i Lartësuar thotë:
“Fale namazin! Vërtetë namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” (El Ankebut; 45)
Shiko nëse namazi yt të sjell dobi në raport me shthurjen, punët e këqija, gjynahet etj. Nëse i di këto çështje, do ta dish rezultatin e veprave të mira dhe do të jesh i këshilluar me atë që ka këshilluar pejgamberi -salAllahu alejhi ue sel-lem”

[Shejh Uthejmini në “Shpjegimi i Rijadus Salihin”]

You may also like...