Ujërat dhe llojet e tyre

PASTËRTIA Ujërat dhe llojet e tyre

Grupi i parë: uji pastrues.

Është ai ujë i pastër në vetveten e tij dhe që pastron gjërat e tjera. Me përdorimin e tij pastrohen ndytësirat dhe pisllëqet.

Ky lloj uji përfshin:

1- ujin e shiut.

Argument është fjala e Allahut që thotë: “e nga qielli zbritëm ujë që pastron[1].”[2]

Gjithashtu në një ajet tjetër thotë: “e nga qielli zbret mbi ju ujë në mënyrë që tu pastrojë me të.[3][4]

2- gjërat që burojnë nga uji siç është dëbora dhe breshëri.

Transmetohet nga ebu hurejra Allahu qoftë i kënaqur prej tij se ka thënë: I dërguari i Allahut e kishte zakon që të heshte ndërmjet tekbirit dhe leximit të kuranit heshtje të shkurtër. Unë të dërguarit të Allahut i thashë: të kam në vend të nënës dhe babait tim o i dërguari i Allahut në heshtjen që bën ndërmjet tekbirit dhe leximit të kuranit çfarë thua? Tha : them: o zoti im më largo nga mëkatet e mia aq sa ke larguar lindjen nga perëndimi. O zoti im më pastor nga mëkatet e mia ashtu sic pastrohet rroba e bardhë nga njollat. O zoti im më pastor nga mëkatet e mia me ujë dëborë dhe breshër.[5]

3- uji i burimeve.

Argument është fjala e Allahut që thotë: “a nuk e vëren se si Allahu lëshon ujë nga qielli e atë e shpërndan në tokë nëpër burime.[6][7]

4- uji i detit:

argumenti për këtë është hadithi i ebu hurejras i cili ka thënë: një burrë e pyet profetin duke i thënë: o i dërguari i Allahut ne udhëtojmë në det dhe bartim me vete ujë të pakët prandaj nëse e përdorim për të marë abdes do mbetemi të etur sit ë veprojmë a të marim abdes me ujin e detit? I dërguari i Allahut iu përgjigj duke i thënë: uji i tij është pastrues dhe ajo që ngordh në të është e lejuar.[8]

5- uji i zemzemit:

është saktësuar nga Aliu Allahu qoftë i kënaqur prej tij se profeti alejhi selam kërkoi një kovë me ujë zemzemi ku piu dhe mori abdes prej saj.[9]

6- uji që ka ndryshuar shijen dhe ngjyrën si pasojë e qëndrimit të gjatë[10], apo për shkak të përzierjes së tij me një send të pastër prej të cilit nuk mund të ruhet sic është myshku gjethet e pemëve sapuni dhe mielli:

në këtë kontekst bën pjesë dhe uji që ndryshon kur qëndron gjatë në enët e lëkurës hekurit etj. Nuk meret parasysh e gjithë kjo që thamë dhe uji nuk del nga emërtimi i tij i përgjithshëm.

Të njëjtën gjë e themi edhe për ujin që e ndryshojnë peshqit apo kafshë të tjera që jetojnë në det kjo për arsye se është e pamundur që ta ruajmë nga kjo gjë.[11]

Të gjitha këto që thamë e lënë ujin në gjendjen e tij pastruese përderisa termi ujë qëndron mbi të.

Argument për këtë që thamë është hadithi i Umi Atijes e cila thotë: hyri tek ne i dërguari i Allahut në kohën kur kishte ndërruar jetë vajza e tij dhe na tha: lajeni tre herë pesë herë ose më shumë se kaq nëse e shihni të arsyeshme me ujë dhe zambak dhe herën e fundit hidhini kafur[12] e kur të mbaroni më thërrisni.

Kur mbarum së lari e thërritëm të dërguarin e ai na dha izarin e tij pastaj na tha: mbështilljani këtë rrobë trupit të saj.[13]

Gjithashtu umu Hanij thotë se i dërguari i Allahut bashkë me gruan e tij mejmunen janë larë në një enë të përbashkët kun ë të dukeshin qartë gjurmët e brumit.[14]

Ibën Hazmi në librin e tij El Muhala ceshtja numër 147 thotë: cdo ujë që përzihet me ndonjë send të pastër të lejuar e pas kësaj aty duken shenjat e njgjyrës erës dhe shijes të atij sendi kjo nuk do të thotë se i ka larguar termin e ujit prandaj të përdoret ky ujë për abdes është e lejuar gjithashtu edhe për gusul është i lejuar.

Argument për këtë është fjala e Allahut që thotë: “e ju nuk gjeni ujë” ndërsa ky që folëm më sipër është ujë cfarë do qoftë ajo gjë që bie në të misk mjaltë shafran etj.

Përsa i përket argumenteve që tregojnë për abdesin në enët e hekurit dhe të lëkurës etj:

Abdullah bin Zejdi Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: erdhi tek ne i dërguari i Allahut dhe i nxorëm ujë në një enë prej hekuri e ai mori abdes duke larë fytyrën e tij tre herë e duart nga dy herë id ha mest kokës duke i prekur nga fillimi e deri pas qafe pas kësaj laud he këmbët.[15]

Transmeton ibën Abasi i cili thotë: një natë u ngrysa tek tezja ime mejmuna. Atëherë u ngrit i dërguari i Allahut për të falë namazin vuulnetar të natës. Profeti shkoi tek ena e lëkurës dhe mos abdes prej saj më pas u ngrit për tu falur. Kur e vërejta atë që bëri u ngrita dhe mora abdes nga e njejta enë dhe shkova tek aid he qëndrova në anën e majtë të profetit. Ai më tërhoqi nga pas shpine dhe më nxori në anën e djathtë.[16]

Gjithashtu transmetohet nga Enes ibën Malik i cili ka thënë: i dërguari i Allahut kur dilte për nevojat e tij i sillnim unë dhe një djalosh tjetër një enë lëkure të vogël me ujë në mënyrë që të pastrohej.[17]

7- uji që është përzier me papastërti e nuk ka ndryshuar shijen apo ngjyrën apo erën:

ebu seid el hudriu thotë: e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut kur i thuhej: se uji që vjen tek ti merret nga pus ii budaas ai është një pus ku hidhen mishërat e qenëve gjakrat dhe ndyrësirat e njerëzve. Atëherë i dërguari i Allahut tha: vërtet uji është pastrues dhe nuk e bën të pisët asgjë.[18]

Në një hadith profeti alejhi selam thotë: kur të arrijë uji sasinë e dy shtambave ai nuk bart papastërti.[19]

Imam Sheukani thotë: përsa i përket hadithit të dy shtambave gjëja kryesore që flet është se uji kur arrin sasinë e dy shtambave nuk mbart papastërti, prandaj në këtë sasi nuk ndikon papastërtia në shumicën e rasteve por nëse i ndryshojnë disa vecori atëherë konsiderohet i papastër sipas mendimit unik që është saktësuar nga rrugë të ndryshme të haditheve.

Por kur uji nuk është në sasinë e dy shtambave nuk thotë Allahu se ai e mbart papastërtinë në mënyrë të prerë. Përkundrazi kuptimi i hadithit të dy shtambave tregon se uji që është jo në sasinë e dy shtambave mund të bart papastërti ose edhe nuk mund ta bartë atë. Nëse e bart nuk meret parasysh derisa të ndryshojë disa nga vecoritë e tij.[20]

Imam Zuhriu ka thënë: nuk ka problem uji përderisa nuk i është ndryshuar shija era apo ngjyra e tij.[21]

8- uji i përdorur:

sido që të jetë për abdes apo për gusul etj përderisa nuk është përdorur për të larguar një papastërti.

Për këtë që thamë ekzistojnë argumente të shumta:

Është fjala e urves nga misueri e të tjerë të gjithë duke vërtetuar njëri tjetrin se kur i dërguari i Allahu merte abdes shokët e tij sa nuk ziheshin pas ujit që rridhte nga abdesi i tij.[22]

Transmetohet nga ibën Abasi i cili ka thënë: u la njëra nga gratë e profetit në një enë më pas erdhi profeti dhe deshi të mirrte abdes ose të mirrte gusul prej të njejtës enë. Atëherë gruaja e tij it ha: o i dërguari i Allahut unë isha xhunub. Profeti i përgjigjet duke i thënë: vërtet uji nuk kthehet xhunub.[23]

ebu seid el hudriu thotë: e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut kur i thuhej: se uji që vjen tek ti merret nga pus ii budaas ai është një pus ku hidhen mishërat e qenëve gjakrat dhe ndyrësirat e njerëzve. Atëherë i dërguari i Allahut tha: vërtet uji është pastrues dhe nuk e bën të pisët asgjë.[24]

Në një hadith profeti alejhi selam thotë: kur të arrijë uji sasinë e dy shtambave ai nuk bart papastërti.[25]

Transmetohet nga rrubeji bint muauedh Allahu qoftë i kënaqur prej saj kur përshkruan abdesin e të dërguarit të Allahut thotë: profeti id ha mes kokës së tij me tepricën e ujit që kishte në dorë. [26]

Ebu hurejra trgon duke thënë: më takoi i dërguari i Allahut në momentin kur isha xhunub ai më mori prej dore e unë eca me të derisa ai u ul. Pas kësaj fshehurazi u largova nga ai dhe u drejtova për në shtëpi dhe u lava. Më pas shkova tek profeti alejhi selam dhe e gjeta të ulur kur më tha: ku ishe o ebu hir? I thash: isha xhunub dhe e urreva që të ulem me ty duke qenë jo i pastër.më tha: subhanallah o ebu hir vërtet muslimani nuk është i papastër.[27]

Ibën Kudame thotë: kosiderohet i tillë (i pastër) sespe uji është i pastër dhe bie mbi një gjë të pastër e njëjtë me atë që lan me ujë një rrobë të pastër.[28]

Gjithashtu ka thënë: e themi këtë për arsye se nëse e zhyt dorën në ujë nuk do e shndërronte në të papastër gjithashtu nëse do prekte një send të lëngët nuk do e kthente në të papastër.[29]

Amër bin jahja transmeton nga babai se ka thënë: xhaxhai im merte abdes shpeshherë. Ai iu drejtua Abdullah bin zejdit duke i thënë: më trego se si merte abdes i dërguari i Allahut. Abdullahu kërkoi një enë me ujë përveshi mëngët e më pas lau duart tre herë pas kësaj futi dorën në enë mori ujin dhe lau gojën dhe hundën me një grusht të vetëm me ujë. Më pas futi dorën përsëri në enë dhe lau fytyrën tre herë pastaj duart gjer në bërryle nga dy herë pas kësaj mori ujë dhe preku kokën nga fillimi e deri pas qafe. E në fund lau këmbët dhe tha: kështu e kam parë të dërguarin duke marë abdes.[30]

Në sahihun e Buhariut thuhet se: xherir bin Abdullahu e urdhëronte familjen e tij që të merrnin abdes nga uji që tepronte nga përdorimi i misvakut të tij.

Hafidh ibën Haxher el Askalani në librin e tij thotë: kjo që u tha më lart është saktësuar edhe nga derakutni me fjlaë të tjera se a ii thoshte familjes: merni abdes nga ky ujë ku unë kam future misvakun tim.[31]

Transmetohet nga ebi xhuhajfe se ka thënë: në mes të drekës doli tek ne i dërguari i Allahut isollën një enë me ujë dhe mori abdes ndërsa njerëzit mernin nga uji që rridhte nga abdesi i tij dhe fshiheshin me të…[32]

Hafidh ibën Haxher thotë: në këtë hadith ekziston argument i qartë për pastërtinë e ujit të përdorur.

Enesi Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: një ditë profeti kërkoi një enë me ujë. Atij i sollën një enë me grykë të gjerë ku kishte pak ujë. I dërguari i Allahut vendosi gishtat e tij në të. Vazhdon enesi duke thënë: atëherë fillova të shoh se si uji buronte ndërmjet gishtave të tij.

Enesi thotë: i numërova njerëzit që morën abdes nga ai ujë e ishin ndërmjet numrin shtatëdhjetë deri në tetëdhjetë njerëz.[33]

Në librin e fetvave të ibën tejmijes thuhet: u pyet shejhu Allahu e mëshiroftë për ujin kur një person zhyt dorën e tij në të a lejohet që ky ujë të përdoret?

U përgjigj Allahu e mëshiroftë duke thënë: nuk bëhet i papastër me këtë gjë. Përkundrazi lejohet që të përdoret e ky është mendimi i shumicës së dijetarëve si Maliku Ebu hanifja Shafiiji dhe Ahmedi. Ekziston edhe një transmetim tjetër nga imam Ahmedi se e ka kosideruar ujë të përdorur e Allahu e di më së miri.[34]

Ibën Hazmi Allahu e mëshiroftë thotë: të marrit abdes me ujin që është përdorur është e lejuar gjithashtu edhe të larit nga xhunubllëku sido që të jetë ekziston ujë tjetër apo jo. Është uji me të cilin është marë abdes për namaz farz ose për nafile, është përdorur për tu larë nga xhunubllëku apo dicka tjetër cfarë do të jetë përdoruesi mashkull apo femër.

Argument për këtë është fjala e Allahut që thotë: “në qoftë se jeni të sëmurë apo në ndonjë udhëtim apo ndonjëri vjen nga vend ii nevojës ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë atëherë merrni tejemum.”[35]

Në këtë ajet Allahu i Madhëruar përgjithësoi cdo lloj uji dhe nuk e vecoi atë, prandaj nuk i lejohet ndokujt që ta lërë ujin që përdor për abdesin dhe guslin e detyruar në kohën kur ai ekziston. Me përjashtim të rasteve ku ai lloj uji ndalohet me argument të saktë apo mendim unik të sigurtë që nuk diskutohet saktësia e tij.[36]

9- uji i nxehtë:

është saktësuar nga omeri se atij ia ngrohnin ujin në enë hekuri me buzë të ngushtë e ai lahej prej saj.[37]

Gjithashtu është saktësuar nga ai se lahej me ujë të ngrohtë.[38]

Ndërsa hadithi që thotë: mos u lani me ujin që e ka ngrohur dielli sepse shkakton lebrozën”[39] ky hadith nuk është i saktë.

Marrë nga libri:  “Enciklopedia e jurisprudencës sipas kuranit dhe sunetit të saktë” – “el-Meusuatu el Fikhije el Mujesereh” të autorit: Husejn bin Audeh el Auajshe

Përktheu: Fatjon Isufi


[1] Suretu el Furkan 48.

[2] Ibën Kethiri në komentin e këtij ajeti thotë: dmth zbritëm mjet me të cilin pastroheni ashtu sic zbritëm dhe ilacin e gjëra të tjera të ngjashme.

[3] Suretu el Enfal 11.

[4] Në komentin që ibën kethiri i bën fjalës së Allahut :”Në mënyrë që tu pastrojë me të” thotë: dmth tu pastrojë nga ndytësirat e vogla dhe të mëdha e ky është pastrami i jashtëm.

[5] Buhariu me nr 744 dhe Muslimi me nr 598 etj.

[6] Suretu Zumer 21.

[7] Në tefsirin e ibën Kethirit transmetohet nga ibën Abasi se rreth komentit të këtij ajeti ka thënë: cdo ujë në tokë ka zbritur nga qielli por elemente në tokë e ndryshojnë atë prandaj Allahu thotë: e atë ujin e shpërndan në tokë nëpër burime.” Prandaj kush dëshiron që uji i kripur ti kthehet në ujë të ëmbël atëherë le ta ngjitë atë lart.

[8] Transmeton imam Maliku dhe autorët e katër syneneve. Shiko për më tepër vargun e haditheve të sakta hadithin me nr 480 dhe hadithet e sakta të sunenit të ebi daudit me nr 76 të shejh Albanit.

[9] Transmeton Abdullah bin Imam Ahmed në shtojcat e musnedit shiko për më tepër irua el galil dhe temamul mineh fq 46 të shejh Albanit.

[10] Shejhul Islam ibën Tejmije në fetvatë e tij ka raportuar mendimin unik të dijetarëve rreth këtij grupi ujrash. “mexhmuul fetaua” vëll 21 fq 36.

[11] Shiko librin “El Mugnij” kur flet për gjykimet e ujit mutlak të pakufizuar dhe ujit që ka ndryshuar.

[12] Bimë të përziera që kanë erë.

[13] Buhariu me nr 1253 dhe Muslimi 939 etj.

[14] Transmeton nesaiu ibën Maxheh etj gjithashtu shiko librin mishkat dhe iruaul galil.

[15] Buhariu me nr 197.

[16] Buhariu me nr 6316 muslimi me nr 763 etj.

[17] Buhariu me nr 150.

[18] Transmeton ebu daudi për më tepër shiko hadithet e sakta të sunenit të ebi daudit. Ebu daudi shprehet duke thënë: e kam dëgjuar kutejbe bin seidin i cili ka thënë: e kam pyetur rojtarin e posit të bidaas për thellësinë e posit dhe mu përgjigj: thellësia më e madhe arrin deri poshtë kërthizës. E pieta: po kur shterrohet? Më tha: kur shterrohet arrin deri në gjunj.

Pas kësaj ebu daudi tha: unë e mata vetë pusin e budaas me rrobën time duke e vënë mbi të pas kësaj e mata me parakrah dhe gjerësia e tij ishte gjashtë parakrahë. E pyeta atë që e hapi derën e kopshtit ku ishte pusi se a kishte ndryshuar gjendja e tij nga ajo e mëparshmja? Më tha: jo nuk ka ndryshuar. Una aty pashë ujë që i kishte ndryshuar ngjyra.

[19] Transmeton ebu daudi e të tjerë dhe e ka saktësuar shejh Albani.

[20] “sejlul xherar” kapitulli i ujrave.

[21] Buhariu

[22] Buhariu me nr 189.

[23] Transmetoi tirmidhiu duke thënë: hadith i saktë dhe i mirë. Gjithahstu e ka saktësuar shejh Albani në hadithet e sakta të sunenit të tirmidhiut dhe ebu daudit.

[24] Transmeton ebu daudi për më tepër shiko hadithet e sakta të sunenit të ebi daudit. Ebu daudi shprehet duke thënë: e kam dëgjuar kutejbe bin seidin i cili ka thënë: e kam pyetur rojtarin e posit të bidaas për thellësinë e posit dhe mu përgjigj: thellësia më e madhe arrin deri poshtë kërthizës. E pieta: po kur shterrohet? Më tha: kur shterrohet arrin deri në gjunj.

Pas kësaj ebu daudi tha: unë e mata vetë pusin e budaas me rrobën time duke e vënë mbi të pas kësaj e mata me parakrah dhe gjerësia e tij ishte gjashtë parakrahë. E pyeta atë që e hapi derën e kopshtit ku ishte pusi se a kishte ndryshuar gjendja e tij nga ajo e mëparshmja? Më tha: jo nuk ka ndryshuar. Una aty pashë ujë që i kishte ndryshuar ngjyra.

[25] Transmeton ebu daudi e të tjerë dhe e ka saktësuar shejh Albani.

[26] Hadithet e sakta të sunenit të ebi daudit.

[27] Buhariu 285 dhe muslimi 371.

[28] “el mugni”

[29] Libri i mësipërm.

[30] Buhariu me nr 199 muslimi 235. në këtë hadith ekziston argument i qartë në lejimin e futjes së dorë në enë me përjashtim të rasteve që dihet në kundërshim me ata që zihen ngushtë nga ky veprim apo që ndalojnë nga ky veprim.

[31] Shiko kapitullin e abdesit me nr 186.

[32] Buhariu me nr 187.

[33] Buhariu 200.

[34] Mexhmuul fetaua vëll 21 fq 46.

[35] Suretu Maide 6.

[36] El muhala ceshtj nr 141.

[37] Transmeton derakutni dhe e ka saktësuar shejh Albani në librin iruaul galil me nr 16.

[38] Transmeton ibën Ebi Shejbe etj dhe e ka saktësuar shejh Albani në të njejtin libër me nr 17.

[39] Shiko librin mishkatul mesabijh të shejh Albanit me nr 489.

You may also like...