Të urryerit e puthjes dhe vendosjes së Kur’anit në ballë

Dikush që nuk ka njohuri të mjaftueshme mund të thotë: “Si e bëni të urryer këtë veprim, ndërkohë që përmes tij shprehet vetëm shenjtërim dhe respekt për Librin e Allahut?” Këtij personi i themi: Këtë vepër njeriu mund ta bëjë për t’u afruar më shumë tek Allahu, por nëse duam të respektojmë sunetin e Profetit, alejhi selam, nuk mund të kryejmë një vepër që ka lidhje me adhurimin, pa pasur argument që këtë vepër e ka kryer ose ka këshilluar për kryerjen e saj edhe i Dërguari i Allahut, alejhi selam, përndryshe ajo do të quhej diçka e shpikur në fe. Profeti, alejhi selam, thotë: “Kush shpik diçka të re në fe, ajo është e refuzuar.” (Buhariu)

Ky veprim është i ndaluar, edhe pse nëpërmjet tij shprehet lartësim dhe nderim për Librin e Allahut. Çdo veprim që synon afrimin tek Allahu duhet të ketë si bazë argumentin që tregon se e ka kryer edhe Profeti, alejhi selam, përndryshe është i ndaluar.

Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve thotë: “Nuk dimë të ketë ndonjë argument që e lejon puthjen e Kur’anit. Ai u zbrit për t’u lexuar, për t’u medituar dhe punuar sipas tij.”

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub

You may also like...