Sot filloi muaji i shenjtë, Muharrem

Jemi në fillim të muajit muharem, që është një nga katër muajt e shenjtë, për të cilët Allahu në Kuran thotë:
“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!”
(Et-Teube: 36) dhe këto muaj janë: dhul kade, dhul hixhe, muharem dhe rexheb

Profeti alejhi selam thotë: “ Koha ka qarkulluar në të njëjtën mënyrë që kur Allahu krijoi qiejt dhe Tokën. Viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej tyre janë të shenjta, tre të renditura njëra pas tjetrës: dhul kade, dhul hixhe dhe muharem, ndërsa një prej tyre i veçuar dhe ai është (muaji) muharem i (fisit) Mudarr, i cili është midis (muajit) xhemad dhe sha’ban.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Kuptimi i fjalës: “…(muaji) muharem i (fisit) Mudarr…” është se për shkak se ky fis i ruante rregullat e këtij muaji më shumë se çdo fis tjetër arab, Profeti alejhi selam e cilësoi sikur ky muaj i përket vetëm fisit Mudarr.
Në një hadith tjetër Profeti alejhi selam thotë: “ Agjërimi më i mirë pas (muajit) të ramazanit është (agjërimi) i muajit të Allahut, muharem.”
(Muslimi)
Në këtë muaj ndodhet edhe dita e ashurasë, për të cilën profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: “ Agjërimi i ditës së ashurasë shpresoj tek Allahu të fshijë (gjynahet) e vitit të kaluar.”
(Muslimi)
Është mirë që kjo ditë të agjërohet e shoqëruar edhe me ditën para saj, pra të datës nëntë, sepse profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: “ Nëse do të jetoj deri në vitin e ardhshëm, atëherë do ta agjëroj edhe ditën e nëntë.”
(Muslmi)

You may also like...