Si vlerësohet besimi i një muslimani mëkatar?

Si vlerësohet besimi i një muslimani mëkatar?

Ai i cili është besimtar, njëhësues i Allahut, por herë pas here bie dhe në mëkate, konsiderohet besimtar në përputhje me atë nivel të besimit që ka, dhe nga ana tjetër, ai është gjyhnaqar për mangësitë e tij në lidhje me obligimet e besimit. Besimtari që e ka besimin e mangët, nga njëra anë i meriton shpërblimet e premtuara për shkak të besimit të tij, por nga ana tjetër është i ekspozuar ndaj dënimit, si pasojë e gjynaheve të tij. Megjithatë, edhe nëse dënohet për mëkatet e tij, qëndrimi i tij nuk do të jetë i përhershëm në Zjarrin e Xhehenemit.
Besimi i plotë është e vetmja mënyrë e sigurt që të mbron nga hyrja në Zjarr, por megjithatë, besimi edhe nëse është i mangët, nuk lejon qëndrimin e përhershëm në të.

Shejh Abdurrahman Es Sadij.
Allahu e meshirofte!

You may also like...