Si ti largosh sëmundjet

Kërkimi i mjekimit të sëmundjes duke dhënë lëmoshë
Ebu Umame, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ‚Mjekoje sëmundjen tënde duke dhënë sadaka (lëmoshë).? [‚Sahihul Xhami’? Nr.3358, vlerësuar hasen nga Albani]

Nga Ubadeh bin Samiti i cili tha se e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem) të ketë thënë:
‚Nuk ka njeri që vuan nga një dëmtim/lëndim në trupin e tij, e që jep sadaka për këtë, veçse Allahu e pastron atë për aq sa ka dhënë sadaka.? [Përcolli Ahmedi. Albani e vlerësoi të ketë isnad autentik në ‚Sahihah? nr.2273] Një njeri e pyeti Abdullah bin Mubarekun, Allahu e mëshiroftë, për ulcerat që i kishin dalë në gjurin e tij për rreth shtatë vite, dhe ai kishte provuar t’i trajtonte me disa trajtime, i kishte pyetur mjekët por pa dobi. Kështu, Ibën Mubareku tha: ‚Shko e gropo diku në një vend ku njerëzit kanë nevojë për ujë, me të vërtetë shpresoj se do të dalë ujë atje, e ti do të ndalosh së gjakosuri.? Njeriu e bëri këtë, dhe Allahu i Lartësuar e shëroi.? [Marrë nga: ‚Sijar ‘Alam? 8/407]

Bejhekiu citon një ngjarje nga dijetari Hakim Ebu Abdullah, Allahu e mëshiroftë, i cili ishte sprovuar me ulcera në fytyrë. Kishte provuar një numër trajtimesh mirëpo ato nuk i ishin larguar, dhe i kishin mbetur ashtu gati për një vit. Ai pastaj e pyeti mësuesin, Imamin Ebu Uthman es-Sabuni që të bënte dua për të në një nga tubimet e xhumasë, e ai bëri dua dhe shumë njerëz me të thanë ‘Amin’. Kur erdhi xhumaja tjetër, një grua erdhi në tubim dhe e la një porosi të shkurtër, ku tregonte se kishte shkuar në shtëpi dhe kishte bërë dua për Hakim Ebu Abdullahun atë natë, dhe e kishte parë në ëndërr të Dërguarin e Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) sikur po i thoshte: i thuaj Ebu Abdullahut të shpërndajë ujë në mesin e myslimanëve. Ia barta atë porosi Hakimit, dhe ai urdhëroi të ndërtohej një vend me ujë në derën e shtëpisë së tij, dhe kur ata përfunduan ndërtimin e saj, ai urdhëroi të derdhej ujë aty dhe të vendosej akull në ujë, dhe pastaj njerëzit filluan të pinin nga aty. As një javë nuk kaloi, dhe u bë i dukshëm përmirësimi i shëndetit të tij, dhe ulcerat e zhdukën. Fytyra e tij u bë madje më e mirë se përpara, dhe ai jetoi ashtu për disa vite me radhë.? [Përmbledhur në ‚Sahih Targib ue Tarhib?. Nr.964. Albani e vlerësoi si sahih mektu, 1/fq.568]

Ebu Tahir es-Silefi ka thënë në ‘Muaxhem es-Safr’: E kam dëgjuar Ebu Hasen Ali bin Ebu Bekër Ahmed bin Aliun, qatipin e Minziut në Damask duke thënë: E kam dëgjuar Ebu Bekër el-Habazin (v.449 P.H.) në Nejsabur duke thënë:
U sëmura me një sëmundje shumë të rrezikshme, dhe një fqinj i imi i rejtë/ndershëm më pa dhe më tha: ‚Përdore thënien e të Dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem): ‘Mjekoje sëmundjen tënde duke dhënë sadaka (lëmoshë).’ Ishte koha e verës dhe solla shumë shalqinj. Një grup i të varfërve e fëmijëve u bënë bashkë dhe i hëngrën të gjithë, e pastaj i ngritën duart te Allahu i Lartësuar dhe bënë dua për mua që të shërohem. Betohem në Allahun se nuk e arrita mëngjesin veçse fitova shëndet të plotë nga Allahu i Lartësuar.? [‚Sijar ‘Alam? 18/44, ‚Tarihul Islam?]
El-Berzali (v 841 P.H.) ka thënë në fetua-në e tij (5/612): ‚Ibën Rushd u pyet për thënien e të Dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): ‘Mjekoje sëmundjen tënde duke dhënë sadaka (lëmoshë).’ A është e vërtetë apo jo? Dhe çfarë do të thotë? Nëse personi sëmuret dhe e trajton sëmundjen e tij me të gjitha llojet e barërave e nuk i bëjnë dobi, atëherë cila është mënyra e të dhënit të sadakasë si mjekim?Ai u përgjigj: ‘Nuk më kujtohet ky tekst (transmetim) në ndonjërën nga përmbledhjet autentike të transmetimeve, megjithatë, nëse është i saktë, atëherë domethënia e tij është inkurajimi për të vizituar të sëmurët, sepse është prej të drejtave të obligueshme nga sunneti, pra myslimani duhet të vizitojë myslimanin kur ai sëmuret.
Për sa i përket thënies ‚Myslimani është vëlla i myslimanit, ai e inkurajon atë ta thotë dëshminë afër vdekjes, e viziton atë kur është i sëmurë, dhe e këshillon atë kur është i
pakujdesshëm, ose nëse ka për të dëshmuar.? Për sa i përket vizitimit të tij, kjo është një vepër e mirë, dhe çdo vepër e mirë është sadaka, pasi që ka një lidhje me personin e
sëmurë dhe vizita i sjell atij gëzim, njëjtë si bërja e duasë. Nuk ka dyshim se ka shpresë
që duaja do të përgjigjet/pranohet dhe ai do të shërohet. Kështu, i bën dobi atij si lloj i barërave, për shkak të thënies së të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): ‚Ai i cili e zbriti sëmundjen, gjithashtu e zbriti shërimin.? El-Berzali ka thënë: disa nga dijetarët tanë nga el-Karavani e kuptuan një domethënie të qartë nga kjo, që do të thotë se nëse një person jep sadaka për të sëmurin, dhe kërkon nga personi të cilit ia ka dhënë sadakanë, të bëjë dua për të sëmurin atëherë shpresohet se ai do të shërohet, për shkak të thënies së të dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): ‚Duaja e ndonjërit prej jush për vëllanë në mungesën e tij, pranohet/përgjigjet.? Ed-Duri ka transmetuar në ‘Tarih’ dhe Bejhekiu në ‘Shu’ab el-Iman’ nga Ibrahim EnNehaiu i cili ka thënë: ‚se sahabët e shihnin dhënien e sadakasë si mënyrë për ta zmbrapsur zullumin/padrejtësinë.?

Transmetohet nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut (sallAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ‚Fitneja (sprova) që e godet njeriun në familjen, pasurinë, veten e tij, birin e tij ose fqinjin, largohet/fshihet duke agjëruar, me namaz, sadaka, urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja. [Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi]
Shemsuddin Muhammed bin Ebi Bekër Ibën Kajjim el Xheuzijeh (v. 751 P.H.), Allahu e
mëshiroftë, ka thënë: ‚Me të vërtetë sadakaja ka efekt mahnitës në zmbrapsjen e llojeve të ndryshme të sprovave dhe fatkeqësive, qoftë nëse sadakaja është dhënë nga një njeri i keq, ose një njeri zullumqar, në fakt edhe nëse ajo jepet nga një jomysliman! Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar i zmbraps llojet e ndryshme të sprovave e fatkeqësive si pasojë e dhënies së sadakasë. Kjo është një çështje e mirënjohur për dijetarët dhe për masën e gjerë, dhe të gjithë njerëzit e tokës mund të lidhen me këtë fakt, sepse e kanë përjetuar vetë.? [Marrë nga: ‚El-Uabilu es-Sajjibu? fq.63]
Gjithashtu, ai ka thënë:
‚Ka lloje të barërave që mund ta mjekojnë sëmundjen e që mendjet e mjekëve të moshuar nuk mund ta kuptojnë, e që shkencat e tyre, përvojat dhe matjet nuk mund ta arrijnë. Këto janë barërat e zemrës dhe shpirtit, dhe fuqia e zemrës, në mbështetjen në Allahun dhe besimin në Të, dhe kërkimin e mbrojtjes tek Ai. Përkulja dhe ndjenja e nevojës së skajshme për Allahun dhe përulja ndaj Tij. Po ashtu, dhënia e sadakasë (lëmoshës), bërja e duave, pendimi dhe kërkimi i faljes, të qenit i mirë me krijesat,ndihma e të shqetësuarve, dhe lirimi nga vuajtjet e pikëllimi. Me të vërtetë këto lloje të barërave janë përdorur nga shumë kombe, të cilat janë në fe e komunitete të ndryshme, dhe kanë gjetur se ato kanë pasur një efekt në trajtimin e sëmundjeve, të cilën as shkencat e mjekëve më të ditur nuk kanë mundur ta arrijnë, e ata nuk kanë as përvojë e as matje të saj. Me të vërtetë i kemi përjetuar këto çështje shumë, siç e kanë bërë edhe të tjerët, dhe kemi parë se çfarë mund të bëjë mjekësia e zakonshme e çfarë jo.?

[Marrë nga: ‘Zadul Me’ad’ 4/11-12]

You may also like...