Si të shtosh bereqetin në kohën tënde

Këshëlli e vyer për atë që kërkon bereqet në kohën e tij!

Ka thënë dikush prej Selefëve: “Sa më shumë e shtoja pjesën time në leximin e Kuranit aq më shumë mu shtonte bereqeti në kohën time. Dhe vazhdoja ta shtoja pjesën e leximit deri sa arrita të lexoja në pjesën time dhjetë xhuze”.

Ibrahim ibn AbdulWahid el-Makdisi i ka thënë Dija el-Makdisit duke e këshilluar në momentin që ai do të udhëtonte me kërku dituri, i tha:

“Lexo sa më shumë Kuran dhe mos e le pas dore atë, sepse do të lehtësohet ty në atë që kërkon në varësi të asaj që lexon prej Kuranit”.

Thotë Dija: “Këtë që më tha e pashë dhe e provova shpesh.

Kur lexoja shumë Kuran mu lehtësonte të dëgjoja e të shkruaja shumë hadithe, e kur nuk lexoja Kuran nuk mu lehtësonte diçka e tillë”.

Shkëputur nga libri “Dhejl Tabekat Hanabile” Ibn Rexheb (3/205).
Perktheu Ylli Rama

You may also like...