займы онлайн

Si të mësojmë Islamin 4

1. Në cilin vit u obligua kryerja e Haxhit?

1. Haxhi u obligua në vitin 9 Hixhrij.

2. Sa dyer i ka Xhehenemi?

2. Xhehenemi i ka 7 dyer dhe largësia e dyerve mes vete është sa ecja e një kêmbsori i cili ecë në këmbë pa ia nda 70vite.

4. Kush ka qenë koka e munafikëve nê kohên e Muhamedit ,- salallahu alejhi ve selem?

4. Abdullah ibën Seluli.

5. Kush është autor i librit -” El Xhamiu Es Sahih”-?

5. Imam Buhariu,- Allahu e mêshiroftë.

6. Ceki llojet e tavafit rreth Qabes?

6. Kemi tre lloje të tavafit rreth Qabes: 1. Tavaful Kudumi 2. Tavaful Ifadah. 3. Tavaful Veda.

7. Kush ka qenë më zahidi në mesin e sahabëve?

7. Ebu Dherr el Gifari,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

8. Cila është sureja në të cilën janë dy sexhde?

8. Sureja el Haxh.

9. Allahu ia fal shehidit mêkatet por diçka nuk i falê, cila êshtê ajo qê nuk ia falë?

9. Borxhin ndaj njerëzve.

10. Në cilin vit u obligua agjërimi?

10. Vitin e dytë hixhrij..

11. Cilat janë dy begatitë që shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën e tyre?

11. Shëndeti dhe koha e lirë.

12. Kush llogaritet Hoxha i islamit?

12. Hoxha i nderuar Ahmed bin Abdul Halim bin Tejmijeh (Ibn Tejmijeh).

13. Cili ishte grupi i parë i devijuar nga mendimet e Ehli Sunetit dhe Xhematit?

13. Havarixhët.

14. Sa palë krah i ka Xhibrili alejhi selam?

14. Xhibrili alejhi selam i ka 600palë krah.

15. Kush ishte i pari i cili e mori nofkën -” udhëheqësi i muslimanêve-“(emirul mu’muminine)?

15. Umer ibnul Hatabi,- Allahu qoftê i kênaqur me të.

16. Cili ishte Pejgamberi qê Allahu i foli sa ishte në dunja?

16. Musai alejhi alejhi selam.

17. Cili nga melekët është i obliguar në kujdesjen dhe sjelljen e shiut?

17. Meleku Mikail.

18. Në cilin vit lindi dhe vdiq Muhamedi salallahu alejhi ve selem?

18. Lindi vitin 571 Miladi (Hënor) dhe vdiq vitin 633. (Dmth lindi para hixhretit dhe vdiq pas hixhretit).

19. Kush janë njerëzit tê cilët do të ringjallen në ditën e gjykimit me qafat më të gjata?

19. Muezinêt.

20. Cilat janë gratë më të bereqetshme ashtu siç ka ardhur në hadithe?

20. Ato të cilat kërkojnë pak mehër (dhuratë martesore e cila i takon gruasê) nê niqahun e martesës (dmth ato të cilat nuk i ngushtojnë burrat e tyre me kërkesa të larta të mehrit).

Autor: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasan Xhemil
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

You may also like...