займы онлайн

Si të largon futbolli nga namazi në xhami

Mirësitë largohen me bërjen e mëkateve

O umeti Islam, shihni gjendjen në të cilën jemi.

Sa prej njerëzve u larguan (nuk e falën) këtë javë nga falja e namazit të akshamit e jacisë për shkak se do shihnin ndeshjet e futbollit?

Sa prej nxënësve të dijes nuk prezantuan në mësim për shkak se do shihnin ndeshjet e futbollit?

Sa prej njerëzve nuk prezantuan në faljen e namazit me xhemat për shkak se do shihnin ndeshjet e futbollit?

Deri në këtë pikë kemi arritur?!

Deri në këtë shkallë kemi zbritur?!

A keni harruar se Allahu mëkatarit i qëndron gjithnjë në pritë?[1]

A keni harruar se ju keni ardhur në këtë dynja për të adhuruar vetëm Allahun? Për të zbatuar fenë e Allahut, për t’i ftuar njerëzit drejt xhenetit dhe për t’i paralajmëruar ata nga zjarri i xhehenemit.

Sa mijëra, madje, sa milion njerëz në botë e humbën (nuk e falën) namazin për të ndjekur ndeshjet e futbollit?

O ti që humbe (le) namazin e akshamit e të jacisë!

O ti që shkove për të shikuar ndeshjet e futbollit!

A nuk u frikësove që Allahu të ta merrte mirësinë e shikimit dhe mos të shihje më kurrë?

A nuk frikësohesh që të goditesh me ndonjë sëmundje për shkak të së cilës nuk do mundesh të vish në xhami?

Ki kujdes! Se mirësitë largohen me bërjen e mëkateve.

“El-Akideh euelen” vëll. 4

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Allahu Madhëruar thotë: “Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë.” El-Fexhr, 14

You may also like...