Si të kujdesesh për familjen dhe fëmijët e tu

Zejd bin Eslem ka transmetuar nga babi i tij se ‘Umer Ibnul-Khattab falte namaz nate për aq sa kishte caktuar Allahu për të. Kur vinte pjesa e fundit e natës, ai e çonte familjen e tij duke thënë: “Namazi, namazi.” Dhe pastaj thoshte ajetin e Kur’anit:

“Dhe urdhëroje familjen tënde që të falin namazin.” [Ta-Ha, 132]

‘Uthman el-Hatimi ka thënë: E dëgjova Ibn ‘Umerin t’i thoshte një burri: “Disiplinojë fëmijët e tu sepse do të pyetesh: Si i ke disiplinuar fëmijët e tu? Çfarë u mësove atyre?”

Thabit Ibn ‘Ubejd ka thënë: “Zejd Ibn Thabit ka qenë njeriu më i lumtur për familjen e tij.”

Sufjan Ibn ‘Ujejne ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Sena Darrar Ibn Murrah të thotë: “Sot mola bagëtitë dhe i çova familjes ujë për të pirë. Kanë thënë më përpara: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për familjen e tij.”

Salih, i biri i Ahmed Ibn Hanbel, ka thënë: “Sa herë që vinte për vizitë një njeri i mirë e i devotshëm, babai më çonte që t’i shikoja. Ai donte që unë të bëhesha si ata.”

El-Hasen el-Basri ka thënë: “Allahu pastë mëshirë për ata që e këshillojnë vetveten dhe familjen e tyre dhe u thonë: O familja ime: Namazi juaj! Namazi juaj! Zekati juaj! Zekati juaj! Komshiu juaj! Komshiu juaj! I varfëri dhe nevojtari! I varfëri dhe nevojtari! Me shpresë se Allahu do të ketë mëshirë për ju në Ditën e Gjykimit. Vërtet Allahu e ka lavdëruar robin që vepron kështu. Ai ka thënë:

“Dhe ai e urdhëronte familjen e tij që të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të.” [Merjem, 55]

Sufjan eth-Theuri ka thënë: “Është mirë që babai ta detyrojë fëmijën e tij për të marrë dije pasi ai do të pyetet për këtë.”

You may also like...