Si të durosh ofendimet për shkak të shamisë

Përpiqu të shtosh sasinë e kohës që harxhon për tu lutur apo për të lexuar Kuran çdo ditë. Sa herë që gjërat vështirësohen për ty, çfarëdo që bën, kurrë mos hiq dorë nga veprimet farze (detyrë) të adhurimit. Në fakt disa njerëz luten më pak kur përballen me vështirësi, ndërkohë që duhet të luten më shumë në raste të tilla.

Gjithashtu kalo një pjesë të mirë të kohës çdo ditë duke lexuar rreth jetës së Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe të shokëve të tij. Kujto vuajtjet që i duruan nga duart e politeistëve të Mekes dhe krahasoi ato me shikimet e habitura apo fyerjet që mund të keni kur të vishni hixhabin. Shpejt do ta kuptosh që problemi yt është i vogël.

Gjithashtu një veprim i tillë të ndihmon të mendosh për hixhabin si një veçori që ti e vesh me krenari. Kurrë mos u ndje e turpëruar apo në faj për të dhe kjo është më e thjeshtë nëse ju keni një karakter të fortë, kështu që ju mos u mërzisni rreth asaj se çfarë mendojnë të tjerët për ty. Përkujto që qëllimi yt në jetë është të kënaqësh Krijuesin tënd dhe jo të tjerët.

Kjo pastaj çon në disa pyetje të tjera: Si tu përgjigjem ofendimeve?
Ne e dimë se Profeti (paqja e Zotit qofte mbi të) i kalonte ofendimet me durim dhe kështu duhet të reagojmë edhe ne. Mos e humb durimin! Ndonjëherë njerëzit thjesht përpiqen të të zemërojnë që të kenë justifikimin për të thënë: “Shihni se çfarë bëjnë muslimanet!”, ose injoroini ato plotësisht, ose përgjigju qetësisht. Provo ti thuash “ Allahu të begatoftë e të udhëzoftë “ apo diçka e tillë. Përkujto që Kurani na mëson me fjalët:

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja, andaj (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, përveç atyre që janë të durueshëm dhe nuk mund ta arrijë kush, përveç atyre që kanë virtyt të lartë.” Fussilet 41:34-35.

Njëherë lexova një përshtypje të një motre e cila ishte ofenduar dhe i ishte kthyer personit (një grua tjetër) me qetësi duke i thënë: “ Mendoj që disa prej informacioneve i keni të gabuara, a mund të të ofroj një kafe e të ulemi të flasim mbi këtë?” Nuk po rekomandoj këtë taktikë për këdo – veçanërisht nëse personi nuk është shumë i ditur, por ajo sigurisht do ta zërë ofenduesin në befasi.

Nëse rregullisht ofendoheni nga po të njejtët njerëz, si fqinjët apo koleget, ju mund ta provoni teknikën e mësipërme. Ftoi ato të ulen qetësisht gjatë pushimeve dhe pastaj jepi informacionin e saktë. Ndoshta ju mund të keni gati disa broshura mbi Islamin për t’ia dhënë atyre.

Shpresoj që kjo këshillë të ka ndihmuar motër! Allahu ju forcoftë imanin!

You may also like...